Drejtuesit e Lartë

Drejtuesit e Lartë
  • Misioni i bankës
  • Struktura e bankës
  • Etika e biznesit
  • Politikat mjedisore
  • Informacioni Ligjor
  • Politika e Privatësisë
  • Ankesa
  • Sistemi i Sinjalizimit
  • CRS dhe FATCA
  • Siguria online

Z.Mirsad Haliti – Drejtor i Përgjithshëm i ProCredit Bank Shqipëri

Z.Haliti ka lindur në vitin 1980 në Pejë, Kosovë. Karriera e tij si staf i bankës ProCredit ka nisur në Kosovë në mars të vitit 2004, si Këshillues Biznesi për të vijuar më pas si Analist Kredie për Korporata. Në vitin 2008 u emërua Zëvendës Drejtor i Departamentit të Menaxhimit të Riskut të Kredisë dhe ka mbajtur këtë pozicion deri në vitin 2013 kur u emërua Drejtor i këtij departamenti. Në vitin 2018 u bë pjesë e ProCredit Bank Shqipëri, si Drejtor i Divizionit të Riskut të Kredisë.
Në periudhën Janar 2019 - Prill 2024, ai ka qenë anëtar i drejtorisë ekzekutive të ProCredit Bank Shqipëri.
Aktualisht z. Haliti është Drejtor i Përgjithshëm i ProCredit Bank Shqipëri. 
Studimet e larta i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, Dega Banka dhe Financa. Gjithashtu ka përfunduar në mënyrë të suksesshme Akademitë e ProCredit në Veles, Maqedoni e Veriut dhe në Frankfurt, Gjermani.

Z.Kastriot Suka – Anëtar i Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank Shqipëri

Z.Suka ka lindur në vitin 1990 në Suharekë, Kosovë. Është bërë pjesë e stafit të bankës ProCredit Kosovë në qershor 2013, si Zyrtar i Shërbimeve Bankare. Për shumë vite ka punuar në pozicione të ndryshme pune në bankë, si: Këshillues Biznesi për klientët shumë të vegjël dhe Këshillues Biznesi për Klientët e Mesëm. Nga viti 2020-2022 ai ka qenë Menaxher Dege në Prishtinë.
Në Prill 2022 u bë pjesë e ProCredit Bank Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe kohore z.Suka ka shërbyer në disa pozicione pune drejtuese, si: Drejtor i Departamentit të Zhvillimit të Biznesit, Drejtor i Departamentit të Biznesit të Mesëm dhe Drejtor i Divizionit të Riskut. 
Aktualisht ai është Anëtar i Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank Shqipëri. Studimet e larta i ka përfunduar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Dega Menaxhim dhe Informatikë. Gjithashtu ka përfunduar Akademitë e ProCredit në Veles, Maqedoni e Veriut dhe në Frankfurt, Gjermani.

Z.Robert Tomja – Drejtor, Divizioni i Biznesit i ProCredit Bank Shqipëri

Z.Tomja ka lindur në vitin 1985 në Peshkopi, Shqipëri. Ai është bërë pjesë e stafit të ProCredit Bank Shqipëri në janar 2009 si Oficer Kredie. Gjatë kësaj periudhe ai ka shërbyer në pozicione të ndryshme pune si: Këshillues Klienti për klientët e vegjël, Këshillues Klienti për klientët e mesëm. Ai gjithashtu ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese si: Drejtues Dege, Drejtor i Departamentit të Zhvillimit të Biznesit, Zv.Drejtor i Departamentit të Klientëve të Mesëm. Nëpërmjet kontributit të tij në këto pozicione drejtuese ai ka demonstruar aftësi profesionale të shkëlqyera dhe ka pasuruar eksperiencën e tij në aktivitetin bankar. Duke filluar nga muaji Prill 2023 ai është duke shërbyer si Drejtor i Divizionit të Biznesit. Ai është diplomuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, dega Politika Ekonomike dhe Agrare. Gjithashtu ai është diplomuar në Master Shkencor në Menaxhim nga Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me projektin AHEED. Ai është diplomuar edhe në Akademinë e ProCredit në Fürth, Gjermani.

Znj.Belma Lushi – Drejtor, Divizioni Retail i ProCredit Bank Shqipëri

Znj.Lushi ka lindur në vitin 1983 në Shkodër, Shqipëri. Ajo është bërë pjesë e stafit të ProCredit Bank Shqipëri në gusht 2005. Gjatë kësaj periudhe ajo ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese si: Koordinatore për shërbimet bankare, Drejtuese e Njësisë së Klientëve Individë, Drejtuese e Departamentit të Klientëve Individë. Nëpërmjet kontributit të saj në këto pozicione drejtuese ajo ka demonstruar aftësi profesionale të shkëlqyera dhe ka pasuruar eksperiencën e saj në aktivitetin bankar. Duke filluar nga muaji Prill 2023 ajo është duke shërbyer si Drejtuese e Divizionit Retail. Ajo është diplomuar nga Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës, dega Administrim Biznesi. Gjithashtu ajo është diplomuar në Master Profesional në Administrim Biznesi nga Universiteti i Tiranës. Ajo është diplomuar edhe në Akademinë e ProCredit në Veles, Maqedoni e Veriut dhe në Fürth, Gjermani.

Z.Ardit Pepa – Drejtor, Divizioni i Shërbimeve të Brendshme të ProCredit Bank Shqipëri

Z.Pepa ka lindur në vitin 1978 në Elbasan, Shqipëri.  Ai është bërë pjesë e stafit të ProCredit Bank Shqipëri në maj 2002 si Këshilltar Ligjor. Gjatë kësaj periudhe ai ka shërbyer në pozicione pune të ndryshme drejtuese në bankë të cilat janë të lidhura me çështjet ligjore, si: Drejtor i Sektorit Ligjor, Drejtor i Departamentit Ligjor dhe Përputhshmërisë dhe duke filluar nga muaji maj i vitit 2014 ai ka qenë Drejtor i Departamentit Ligjor, PPP & Përputhshmërisë. Duke filluar nga muaji prill 2023 ai është duke shërbyer si Drejtor i Divizionit të Shërbimeve të Brendshme.Përmes përvojës së tij të gjatë në bankë, Z.Pepa ka shfaqur integritet profesional dhe aftësi të shkëlqyera drejtuese. Ai është diplomuar nga Universiteti i Tiranës, si Jurist. Gjithashtu ai është diplomuar ne Akademinë e ProCredit në Veles, Maqedoni e Veriut si dhe në Fürth, Gjermani.