Skemat e sigurimit të depozitave - ASD

Këshilli Drejtues dhe Komiteti i Kontrollit
  • Misioni i bankës
  • Struktura e bankës
  • Etika e biznesit
  • Politikat mjedisore
  • Informacioni Ligjor
  • Politika e Privatësisë
  • Ankesa
  • Sistemi i Sinjalizimit
  • CRS dhe FATCA
  • Siguria online

Bazuar në Ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, të ndryshuar, Agjencia e Sigurimit të Depozitave siguron depozitat e klientëve individë, persona fizikë tregtarë, shoqëri tregtare, që mbajnë kursimet e tyre në bankat e nivelit të dytë, pra në të gjithë subjektet që licensohen nga BSH për kryerjen e aktivitetit bankar. Gjithashtu duhet theksuar se Agjencia siguron dhe kompenson mbi bazën e njohjes së pronësisë vetëm depozitat e individëve, pra të qytetarëve, deri në vlerën 2.500.000 lekë.

Çfarë nuk sigurohet?

Duke ju referuar nenit 32 të  ligjit "Për sigurimin e depozitave", të ndryshuar, ASD nuk siguron:

a) pjesa e depozitës në bankë ose degën e bankës së huaj me vlerë mbi 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë ose shuma e barasvlershme me të (kundërvlerën), në monedhë të huaj;

b) pjesa e depozitës në shoqërinë e kursim-kreditit me vlerë mbi 2 000 000 (dy milionë) lekë ose shuma e barasvlershme me të (kundërvlerën), në monedhë të huaj;

c) depozitat e bankës, degës së bankës, degës së bankës së huaj dhe shoqërisë së kursim-kreditit në emër dhe për llogari të vet, si dhe çdo subjekt tjetër financiar i licencuar nga Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare;

ç) depozitat e drejtorit, administratorit në bankë dhe familjarëve të tyre, sipas çertifikatës së gjendjes familjare;

d) depozitat e çdo personi që zotëron 5 për qind ose më shumë në kapitalin e subjektit anëtar ose të aksioneve me të drejtë vote në këtë subjekt;

dh) depozitat e prejardhura nga veprimtari të lidhura me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, të cilat janë deklaruar të paligjshme me vendim gjykate të formës së prerë;

e) depozitat e shoqërive të sigurimit dhe risigurimit, vendase ose të huaja;  

f) depozitat e subjekteve të sipërmarrjes ose investimeve kolektive, vendase ose të huaja;

g) depozitat e fondeve të pensionit ose sigurimit pensional, vendase ose të huaja;

gj) tituj të emetuar nga subjekte financiare dhe çdolloj detyrimi tjetër që këto subjekte kanë bazuar mbi marrëveshjet e tyre të premtimit;

h) depozitat e njësive të pushtetit qendror ose vendor, si dhe çdo enti publik  të Republikës së Shqipërisë ose të një vendi të huaj;

i) depozitat të paemërtuara dhe/ose titulli i të cilave nuk përcaktohet qartë;

j) depozitat e vendosura në subjektin anëtar të skemës së sigurimit të depozitave gjatë dhe pas ditës së ngjarjes së sigurimit në këtë subjekt;

k) depozitat e anëtarëve të organeve drejtuese të shoqërisë së kursim-kreditit, sipas përcaktimeve në ligjin për shoqëritë e kursim-kreditit, përveç asamblesë së përgjithshme;

l) depozitat e personave juridik, përveç atyre të përcaktuara në pikën 17, të nenit 3, të ligjit nr.53/2014 “Për Sigurimin e Depozitave”, i ndryshuar.

 

Për më shumë hollësi, ju lutemi lexoni informacionet në faqen zyrtare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në adresën: www.asd.gov.al.