Si të qëndrosh i sigurt Online

Këshilli Drejtues dhe Komiteti i Kontrollit
  • Misioni i bankës
  • Struktura e bankës
  • Etika e biznesit
  • Politikat mjedisore
  • Informacioni Ligjor
  • Politika e Privatësisë
  • Ankesa
  • Sistemi i Sinjalizimit
  • CRS dhe FATCA
  • Siguria online

Informacion mbi Sigurinë Online

Për Bankën ProCredit, kontrollimi dhe shmangia e sulmeve kibernetike është një nga prioritetet kryesore. Duke investuar në teknologjinë më të fundit dhe duke bërë kontrolle të rregullta teknike, ne sigurojmë mbrojtjen dhe sigurinë e informacionit bankar online të klientëve. Përveç kësaj, ne u japim klientëve tanë informacione dhe këshilla të hollësishme se si të qëndrojnë të sigurt gjatë bankimit online që të parandalojmë rënien e tyre viktimë të mashtrimeve.

Si të qëndrosh i sigurt Online

Çdo organizatë apo individ mund të bjerë viktimë e kriminelëve kibernetikë. Ata bëhen gjithnjë e më të sofistikuar në përpjekjet e tyre për t’i joshur njerëzit që të klikojnë linqe të dyshimta, të shkarkojnë shtojca të email-eve, apo të bëjnë “log in” në mediat sociale, që shpesh përdoren si kanal për të vjedhur informacion të ndjeshëm. 
Për t’u siguruar që informacionet tuaja bankare janë të mbrojtur në nivel të lartë, ekzistojnë disa masa që mund t’i merrni për t’u mbrojtur nga llojet e zakonshme të sulmeve kibernetike.

Fjalëkalim efektiv   
Parandalimi i vjedhjes së identitetit është me rëndësi kyçe. Për këtë arsye, rekomandohen kombinime të fuqishme të fjalëkalimeve. Ja disa sugjerime për të krijuar fjalëkalime më të sigurta dhe më të forta:

  • Përzgjidhni fjalëkalime që nuk mund të parashikohen lehtë. Shmangni përdorimin e mbiemrit, datëlindjes apo përvjetorëve, nofka të zakonshme dhe shmangni përdorimin e të njëjtit fjalëkalim për website të ndryshme. 
  • Mos i shënoni dhe mos i postoni ID të përdoruesit, fjalëkalimet apo informacione të tjera të ndjeshme në vende ku të tjerët kanë akses të lehtë.
  • Ndryshojini fjalëkalimet shpesh dhe mos i ndani ID të përdoruesit apo fjalëkalimet me askënd tjetër, as me pjesëtarë të familjes.

Pajisje të sigurt 
Mbajeni pajisjen tuaj të sigurt dhe software të përditësuar:

  •  Përdorni antivirus dhe software që të mbron nga softuerët e dëmshëm dhe mbajini të përditësuar.
  • Sigurohuni që sistemi operativ dhe softueri i pajisjes tuaj përditësohen rregullisht.
  • Skanoni për viruse çdo software që shkarkoni nga interneti para se ta instaloni.
  • Mendoni me kujdes para se të largoni kontrollet e sigurisë nga pajisja juaj mobile, pasi kjo mund ta dobësojë sigurinë e pajisjes tuaj dhe t’ju ekspozojë ndaj rreziqeve shtesë.

Sulmet e Inxhineruara Sociale
Sulmet e Inxhineruara Sociale janë përpjekje për ta mashtruar dikë që të japë informacione të ndjeshme (p.sh. fjalëkalim) apo të bëjë veprime të caktuara si veprimet e mashtrimit, duke u ndërlidhur me individin për të fituar besimin, të shkarkojë dhe ekzekutojë dosje që duket të jenë të padëmshme, por që në fakt janë të dëmshme. Pasi informacioni vidhet, mund të përdoret për mashtrim, për të sulmuar sistem ose rrjet kompjuterik.

Mbani mend: 

Nëse keni dyshime për vlefshmërinë e ndonjë email, teksti apo telefonate që duket sikur vjen nga Banka ProCredit dhe/ose mendoni se mund të keni shpalosur informacion konfidencial, ju lutemi të na e raportoni menjëherë duke telefonuar në këtë numër +355 42 389 389 ose duke dërguar email në kujdesindajklientit@procreditbank.com.al.
Kriminelët përdorin shumë mënyra të sulmeve të inxhineruara sociale për të vjedhur informacion, si:


Email mashtrues (Phishing)
Dërgimi i email-eve mashtruese (phishing) është teknikë me të cilën mashtruesit tentojnë të marrin informacion të ndjeshëm duke u hequr si biznes legjitim ose si person me reputacion në kuadër të një komunikimi elektronik, si email, mesazhe me tekst (SMS), telefonatë ose mesazhe instante. Shpeshherë, ata do të paraqesin ndonjë link apo shtojcë që ngjan si burim i vlefshëm dhe i besueshëm, por që në të vërtetë është faqe e dëmshme që vjedh dhe regjistron çdo informacion që ju shënoni aty, si për shembull fjalëkalimin. 


Ja disa këshilla si të mbroheni: 

  • Gjithnjë shënojeni faqe web-in e Bankës në browser-in tuaj ose përdorni bookmarks në vend se të klikoni linqe që gjenden brenda mesazheve, edhe nëse ndjeni se mesazhi është legjitim.
  • Bankat asnjëherë nuk ju dërgojnë email për t’ju kërkuar të "konfirmoni" ose "përditësoni" fjalëkalimin tuaj apo ndonjë informacion personal duke klikuar në ndonjë link apo duke vizituar ndonjë faqe web-i.
  • Përpiquni të verifikoni në mënyrë të pavarur çdo detaj që jepet në mesazh direkt me kompaninë. 
  • Të gjitha mesazhet e pakërkuara nga ju trajtojini me kujdes, kurrë mos klikoni në linqe në mesazhe të tilla për të vizituar faqe web-i të panjohura.
  • Email-et mashtruese zakonisht përmbajnë mesazhe urgjente apo me ton autoritativ. Sigurohuni të kontrolloni për fjalë të shkruar gabim, logo të parregullta të kompanive apo adresa email-i të çuditshme.
  • Shfrytëzoni ndonjë nga zgjidhjet për filtrimin e email-eve SPAM që ndihmojnë kundër dërgimit të email-eve mashtruese. 
Mbani mend: 

Asnjëherë mos jepni informata personale përfshirë dhe informata të bankës (p.sh. fjalëkalim, numrin e kartës së debitit/kreditit, PIN, kodin CVV2, etj.). Për qëllime sigurie, Banka ProCredit nuk do t’ua kërkojë asnjëherë këtë informacion, as me telefon, as me email.


Faqe web-it e rreme (Spoofing)
Faqe web-it e rreme (spoofing) është aktiviteti sipas të cilit një faqe web-i mashtruese duket ekzaktësisht si një faqe web-i legjitime. Qëllimi i kriminelëve kibernetikë është që t’i bëjnë njerëzit të besojnë se po ndërveprojnë me një kompani apo person legjitim të besueshëm, duke i bërë ata që të ndajnë informacion të ndjeshëm apo të marrin software të dëmshëm në kompjuterët e tyre. 


Ja disa këshilla si të mbroheni: 

  • Tregohuni të kujdesshëm, kushtojini vëmendje adresës së faqe web-it (URL). Një faqe web-i mund të duket legjitime, por URL mund të ketë ndonjë variacion në shkrim apo të përdorë domain të ndryshëm. 
  • Sigurohuni që ka simbolin e drynit. Faqe web-it legjitime kanë simbolin e drynit ose një vijë të gjelbër në anën e majtë të adresës URL të faqe web-it që tregon se është faqe web-i e siguruar. 
  • Mos klikoni në linqe nëpër faqet e rrjeteve sociale, dritaret që hapen, apo faqe web-i jo të besueshme. Linqet mund t’ju dërgojnë në një faqe web-i tjetër nga ajo që tregon etiketa e tyre. Alternativa më e sigurt është që adresën ta shënoni në browser. 
  • Informacionin e ndjeshëm ia jepni faqe web-it vetëm kur përdoret lidhja e siguruar. Verifikojeni adresën e faqe web-it nëse fillon me https:// (germa “s” nënkupton e "siguruar") dhe jo vetëm http://. 
  • Mund ta kontrolloni Certifikatën e Sigurisë të Bankës ProCredit duke klikuar tek simboli i drynit që shfaqet në browser-in tuaj. Shmangni përdorimin e faqe web-eve kur browser-i juaj nxjerr gabime të certifikatës apo paralajmërime.
Mbani mend: 

Asnjëherë mos u regjistroni në llogarinë tuaj të bankimit online duke klikuar në link të ndonjë emaili. Gjithnjë aksesoni në bankimin përmes internetit duke shkruar adresën e bankës në browser-in tuaj apo duke përdorur bookmarks. Në rast dyshimi, kontaktoni me Bankën ProCredit në: +355 42 389 389.

Gjithnjë vigjilentë 

  • Përdorni fjalekalim për telefonin tuaj

Mbrojeni telefonin tuaj smart ose tabletin ashtu si do ta mbronit kompjuterin. Mbrojeni portofolin digjital duke përdorur fjalëkalim, shenjën e gishtit ose njohje të fytyrës për të shkyçur ekranin e telefonit.

 

  • Monitoroni aktivitetin e llogarisë tuaj

Kontrollojeni aktivitetin e llogarisë shpesh për të zbuluar ndonjë mashtrim sa më herët. Rekomandojmë që llogarinë tuaj të e-banking ta kontrolloni çdo javë. Raportoni menjëherë tek Banka ProCredit çdo aktivitet të dyshimtë apo mashtrues.

 

  • Kur jeni në lëvizje, bankoni në mënyrë të mençur

Shmangni përdorimin e bankimit mobile apo të dërgoni email-e apo tekste të ndjeshme kur përdorni rrjete publike apo të pasiguruara të Wi-Fi. 
Tregohuni ekstra të kujdesshëm nëse përdorni pajisje që nuk është pajisja juaj personale dhe mbi të cilën nuk keni kontroll. Banka ProCredit ju rekomandon të shmangni përdorimin e pajisjeve të tilla, pasi kurrë nuk e dini nëse mund të kenë të instaluar programe monitorimi të dëmshme.

 

  • Fshijeni rregullisht memorien e pajisjes tuaj

Është praktikë e mirë që ta fshini të gjithë informacionin e ruajtur në kompjuterin tuaj pas sesionit të bankimit online. Sa herë që hyni në internet, browser-i juaj automatikisht ruan kopje të faqe web-eve që keni vizituar apo të fjalëkalimeve që keni dhënë në ato faqe web-i. Ju lutemi t’i referoheni se çfarë ka dokumentuar browseri juaj në memorien e diskut.

Masa të tjera Proaktive

  • Shkarkojini aplikacionet vetëm nga dyqanet zyrtare të aplikacioneve: Apple iTunes dhe Google Play Store. Shkarkimi i aplikacioneve falas nga burime jozyrtare ose të panjohura mund ta infektojë me virus pajisjen tuaj.
  • Sigurohuni që gjithnjë i ndiqni rregullat dhe kushtet e bankës.
  • Tregoni mosbesim në rast të dritareve të dyshimta apo të papritura që shfaqen gjatë sesionit të bankimit online. Në rast dyshimi, ju lutemi ta kontaktoni direkt Bankën ProCredit.   
  • Asnjëherë mos u largoni nga kompjuteri ndërkohë që jeni të kyçur në bankimin përmes internetit.
  • Sigurohuni që të shkyçeni plotësisht pasi të keni përfunduar për bakimin online.

Për më shumë burime rreth Sigurisë Kibernetike, ju lutemi t’i referoheni: