Limiti kreditor

Kreditë

Për ne është e rëndësishme që çdo klient të përmbushe nevojat e tij me financime nga banka në një  kohë sa më të shkurtër pa qenë e nevojshme kryerja e analizave financiare të përsëritura për biznesin brenda një viti. Për këtë qëllim kemi krijuar shërbimin financiar “Limiti i Kredisë”.
Limiti i kredisë përfaqëson shumën maksimale potenciale me të cilën mund të financohet biznesi juaj brenda një periudhe të caktuar kohe.  Ju aprovohet paraprakisht, mbështetur në të ardhurat dhe aftësinë paguese.

Brenda limitit te kredise perfshihen:

  • Kredia me këste
  • Paradhënie bankare
  • Linja e kredisë
  • Garanci Bankare
  • Letër Kredi

Avantazhet:

  • Nuk ka kosto shtesë për biznesin nëse ju aprovohet një limit kredie
  • Brenda 5 ditëve nga aplikimi përfitoni cdo shërbim tjetër fiancimi që përfshihet tek limiti I kredisë
  • Siguroni financimin në kohën e  duhur dhe në shumën që ju nevojitet brenda 12 muajve nga aprovimi i limit të kredisë
  • Siguroni likuiditet në llogari kur pagesat nga debitorët tuaj vonohen