Liria juaj financiare në një aplikacion të ri

3/17/2026

Aplikacioni i ri ProCredit Albania është tashmë i disponueshëm, krijuar për më shumë zgjidhje digjitale për ju.

Më i shpejtë, më i sigurt dhe me një dizajn tërësisht të ri, aplikacioni i ri është më shumë se një përditësim, ju jep më shumë kontroll mbi financat tuaja.

Funksionalitetet kryesore:

  • Dërgesa me numër celulari: Realizoni transferta të menjëhershme tek kontaktet tuaja që keni të regjistruar në telefon dhe që kanë llogari në ProCredit - pa pasur nevojë për numrin e llogarisë.
  • Siguri Biometrike: Miratoni transaksionet tuaja me siguri maksimale përmes identifikimit biometrik (Face ID).
  • Skanim i IBAN-it: Kopjoni dhe skanoni IBAN-in, pa patur nevojë ta shkruani manualisht.
  • Transparencë dhe Personalizim: Monitoroni të gjitha detajet e kredisë suaj, menaxhoni depozitat, merrni historikun e transaksioneve dhe konfiguroni shërbimet sipas nevojave tuaja.
  • Menaxhim i kartave: Shtim në portofolin digjital, ndryshim limiti, bllokim dhe zhbllokim kartash për raste emergjente, etj. 
  • Për klientët e rinj: Karta Virtuale në dispozicion sapo hapet llogaria - për blerje online dhe pagesa me celular. Mund ta përdorni menjëherë që në momentin e hapjes së llogarisë.

Një version i ri që e bën çdo veprim bankar të ndihet i thjeshtë dhe intuitiv dhe ju jep pavarësi të plotë në menaxhimin e përditshëm të aktivitetit tuaj bankar.

Përditësoni aplikacionin e ri tani: 
Shkarko në App Store | Shkarko në Google Play


Për më shumë informacion na kontaktoni në:
+355 42 389 389
informacion@procredit-group.com

ProCredit Bank,
Banka Juaj Digjitale!