Për herë të parë në Shqipëri - Pagesa nga portofoli digjital me Google Pay

6/6/2023

Procredit Bank sjell një shërbim të ri për klientët e saj në lidhje me pagesat digjitale përmes Google PayTM, një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të kryer pagesat direkt nga telefoni (contactless).

Çfarë është Google Pay dhe si funksionon?

Me Google Pay, ju mund kryeni pagesa Online dhe në POS/ATM pa kontakt përmes celularit tuaj Android.

Google Pay mund të perdoret vetëm nga telefonat Android dhe është i vlefshëm për të gjitha kartat Mastercard të lëshuara nga ProCredit Bank, si kartë debiti ashtu edhe krediti.

Çfarë ju nevojitet për të përdorur Google Pay?

Për të bërë të mundur pagesat me Google Pay, është e nevojshme të shkarkoni (pa pagesë) aplikacionin Google WalletTM nga Google Play. Google Wallet është një portofol digjital që ju lejon të ruani në mënyrë të sigurt kartat tuaja dhe gjërat e tjera të domosdoshme si biletat etj. Mund ta shkarkoni këtu.

 

Si të aktivizoni pagesat me Google Pay në celularin tuaj ?

 

Hapni aplikacionin Google Wallet . Më pas klikoni "Add to Wallet" dhe ndiqni udhëzimet. Vendosni të dhënat e kartës tuaj dhe konfirmojeni atë. Karta juaj digjitale është gati për t'u përdorur!

Për ta bërë më të qartë këtë proces, mund të shihni videon e shkurtër me udhëzimet përkatëse "Si të shtoni kartën tuaj në Google Wallet ?" 

 

  • Si të paguani në dyqane? Nuk keni nevojë të hapni aplikacionin Google Wallet. Thjesht hapni celularin tuaj dhe mbajeni pranë pajisjes POS. Kontrolloni për shenjën e verifikimit në celularin tuaj për të konfirmuar që pagesa është kryer. Për më shumë detaje mbi këtë proces, mund të shihni videon e shkurtër hap pas hapi "Si të paguani në dyqane me Google Pay ?". Ju mund të paguani me Google Pay, kudo ku shihni këto simbole:

    A picture containing symbol, logo, font, graphics

Description automatically generated

 

  • Si të paguani në aplikacione dhe website? Në hapin e fundit të blerjes, kliko butonin Google Pay. Nëse ju kërkohet, zgjidhni një mënyrë pagese dhe vendosni adresën e pritjes së porosisë. Dhe në fund konfirmoni porosinë tuaj. Kërkoni për butonin e mëposhtëm në përfundimin e blerjes:

A black rectangular sign with white text

Description automatically generated with medium confidence

Kur paguani me Google Pay, informacioni i vërtetë i kartës suaj nuk ndahet kurrë me palët e tjera. Përpos kësaj, me opsionet e privatësisë, ju keni kontrollin se kush i shikon dhe përdor të dhënat tuaja.

Google Pay dhe Google Wallet janë marka tregtare të Google LLC.