SEPA dhe ProPay: Zgjidhje më të shpejta dhe transparente për pagesat tuaja në euro

3/24/2026

ProCredit Bank ju fton të merrni pjesë në një webinar informues mbi SEPA (Single Euro Payments Area) dhe ProPay, dy zgjidhje që po transformojnë mënyrën se si bizneset kryejnë pagesa në euro brenda dhe jashtë rajonit.

Çfarë është SEPA dhe pse është e rëndësishme për biznesin tuaj?


SEPA po përmirëson ndjeshëm shpejtësinë, transparencën dhe kostot e transaksioneve në euro në të gjithë Evropën. 

Në këtë sesion do të shpjegojmë:

  • Si funksionon SEPA dhe çfarë ndryshon në praktikë
  • Si ndikon SEPA në pagesat në euro për bizneset në Shqipëri
  • Përfitimet kryesore për kompanitë që operojnë ndërkombëtarisht

Krahas SEPA s, do të prezantojmë edhe ProPay, zgjidhjen e brendshme të ProCredit Group për pagesa brenda rrjetit të bankave ProCredit.

ProPay ofron:

  • Ekzekutim të pagesave brenda të njëjtës ditë në rrjetin ProCredit
  • Çmime transparente dhe të parashikueshme
  • Menaxhim më të mirë të likuiditetit për kompanitë që operojnë në disa tregje

Detajet e webinarit:

  • Data: 1 Prill
  • Ora: 11:00 CET
  • Gjuha: Anglisht
  • Folëse: Sanja Ranković, Manager Payments, ProCredit Bank Germany

Kush duhet të marrë pjesë?
Ky webinar është i dedikuar për klientët biznes të ProCredit Group, veçanërisht për kompanitë që kryejnë pagesa në euro ose operojnë në më shumë se një treg evropian.

Mos e humbisni mundësinë për të kuptuar si SEPA dhe ProPay mund të optimizojnë flukset tuaja të pagesave ndërkombëtare.

 

Regjistrohu dhe merr pjesë në webinar