Konfirmoj se informacioni i regjistruar është i vërtetë, korrekt dhe i plotë. Jap pëlqimin tim që Banka të përpunojë të dhënat personale, si dhe informacionin financiar mbi mua përgjatë kohëzgjatjes së marrëdhënies me Bankën, në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimin Nr. 20, datë 03.08.2012 “Mbi përpunimin e të dhënave personale në sektorin bankar”.
Gjithashtu, deklaroj se jam në dijeni që të dhënat e regjistruara në këtë formular nëpërmjet website-it për arsye eficente dhe cilësie të lartë shërbimi disa shërbime mund të transferohen dhe të kryhen në kohë reale nga Banka ProCredit në Kosovë dhe nga kompania QUIPU GmbH në Gjermani (i cili është vend me nivel të mjaftueshëm mbrojtjeje për të dhënat personale).
Për realizimin e shërbimeve të ofruara nga banka kundrejt Klientit nevojitet që të dhënat e tij personale të transferohen në kuptim të ligjit në fuqi "Për mbrojtjen e të dhënave personale" pranë Bankës ProCredit në Kosovë, shtet i cili nuk ka nivel të mjaftueshem për mbrojtjen e të dhënave personale. Për këtë arsye transferimi do të kryhet në perputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të Dhënave Personale", i ndryshuar si dhe Udhëzimin Nr. 41, Datë 13. 06. 2014 "Për lejimin e disa kategorive të transferimeve ndërkombëtare të të dhënave personale në një shtet që nuk ka nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave", duke synuar sigurimin e një niveli të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave.
Përsa më sipër, jap pëlqimin tim dhe shpreh vullnetin tim të plotë dhe të lirë për kontrollin, përpunimin dhe transferimin e të dhënave të mia personale që janë dhënë në këtë formular drejt këtyre shteteve, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëdhënies kontraktore midis meje dhe ProCredit Bank sha.
Pranoj qe te informohem me me SMS/Tel/ e-mail rreth shërbimeve bankare dhe ProCredit Bank sha. Unë mund ta ndërpres komunikimin me SMS/Tel/e-mail në çdo kohë, përmes ueb faqes. Gjithashtu autorizioj ProCredit Bank që të ruaj dhe përpunojë të dhënat e mija personale ne përputhje me legjislacionin e fushës përgjatë kohëzgjatjes së marrëdhënies me Bankën për shërbimet bankare dhe për qëllime promocionale.