Tokë Arë
4000.00 m2
Prona është e llojit Are me sip. 4000 m2, e cila ndodhet në fshatin Uruçaj, në Peqin. Prona lokalizohet rreth 5.6 km në anën juglindore të qendrës së qytetit të Peqinit, rreth 1.2 km në anën juglindore të rrugës nacionale Elbasan - Rrogozhinë, rreth 250 m në veri të lumit Shkumbin dhe rreth 600 m në juglindje të fshatit Uruçaj. Zona ku ndodhet prona është zonë periferike e qytetit të Peqinit, zonë tipike rurale dhe bujqësore, e cila ka lidhje të shpejta me rrugën nacionale Elbasan - Rrogozhine dhe me tej me qendrën e qytetit. Zona ka karakter të theksuar bujqësore, sepse parcelat janë të kultivuara me bimë të ndryshme, kryesisht drurë ulliri por edhe drurë frutor të tilla si mollë, pjeshkë, etj nga ku vendasit sigurojnë të ardhurat bazë për jetesë.
Prona mund të përdoret për mbjellje të kulturave të ndryshme bujqësore