Nga pikëpamja urbanistike kemi të bëjmë me një zonë bujqesore me parcela Arë të ndara në forma të rregullta gjeometrike me rrugë parcelash e kanale kullues e vaditës. Rruga kryesore e zonës paraqitet e hapur e shtruar me çakull ndërsa rruga e brendshme e zonës paraqitet e ngushtë e pjesërisht e shtruar me çakull.
Tokë Arë
2000.00 m2
Prona ndodhet në fshatin Bushnesh, i cili pozicionohet rreth 12 km në veri-perëndim të qytetit të Krujës dhe rreth 4 km në jug-perëndim të qytetit të Mamurrasit. Ajo gjendet në një distancë rreth 2 km në perëndim të aksit rrugor nacional Krujë-Milot. Zona përreth pronës, është një zonë fushore e përbërë nga parcela të llojit arë të mbjella me natyra të ndryshme bujqësore, kombinuar me ndërtesa private të tipit të vilave 1-3 katëshe me terrritore funksionale përreth tyre. Në përgjithësi zona evidentohet për karakterin e saj bujqësor. Ndërtimet shtrihen kryesisht përrreth fshatrave kryesore të zonës.
Në pronën është i ndërtuar një objekt banimi 2 kate+papafingo, i cili është i parregjistruar.
Prona mund të përdoret për ambient banimi rezidencial