Nga pikëpamja urbanistike kemi të bëjmë me një zonë bujqësore me parcela Arë të ndara në forma të rregullta gjeometrike me rrugë të ndërmjetme parcelash dhe kanale kullues e vaditës. Blloqet e parcelave ku ndodhet prona disponojnë sistem Dranazhimi, pra jane toka të kulluara dhe të mira për shfrytëzim bujqësor.
Tokë Arë
2900.00 m2
Prona është tokë arë. Dimensione kryesore mesatare te parceles jane rreth 150 m dhe 19 m. Ajo nuk ka investime në ndërtim, infrastrukturë, apo sistemime. Rruga që mundëson aksesin në pronën objekt vlerësimi është e pashtruar e paraqet vështirësi në kalim. Parcela nuk ka kufij ndarës me pasuritë fqinje. Hyrja në pronë realizohet nga perëndimi, nëpërmjet rrugës së parcelave.
Referuar vendndodhjes së pasurisë si dhe zhvillimeve në zonën përreth saj, prona mund të përdoret për aktivitet me karakter bujqësor.