Kthehu te lista

Pemëtore + Truall me sipërfaqe 500 m². Stajkë, Shkodër.

Zona përreth pronës, është një zonë e përbërë nga shtëpi banimi private 1-3 katëshe me oborre të gjelbëruar mbjellë me pemë të ndryshme frutore, kombinuar me parcela bujqësore të mbjella me kultura të ndryshme. Shtëpitë e banimit janë të hershme si dhe investime të viteve të fundit të shpërndara pa ndonjë plan në zonë, por ndërtime individuale private.

Të dhënat për pronën

Lloji i pronës

Truall dhe ndërtesë banimi

Të dhënat mbi siperfaqen

500.00 m2

Avantazhet e Pronës

Prona ndodhet në fshatin Stajkë, Shkodër.
Prona është tokë arë prej së cilës 200 m2 jane truall dhe 132 m2 ndërtesë e cila ndodhet në një zonë me karakter bujqësor. Hyrja për në pronë bëhet nëpërmjet një rrugë që ka lidhje me rrugën kryesore. Zona përreth përbëhet nga toka bujqësore. Prona aktualisht përdoret për qëllime rezidenciale dhe bujqësore.

Për çfarë mund ta përdorni këtë pronë?

Referuar vendodhjes së pasurisë, statusit të saj si dhe zhvillimeve në zonën përreth kjo pasuri mund të përdoret për qëllime rezidenciale duke shfrytëzuar hapësirat përreth për qëllime bujqesore dhe blektorale.

Çmimi i shitjes

22,875 Euro