Zona përreth pronës është zonë kodrinore dhe karakterizohet si zonë banimi rurale. Përreth pronës ka ndërtime me karakter rezidencial, një pjesë e pronës mund të përdoret për kultivim të kulturave bujqësore.
Truall dhe ndërtesë banimi
2205.00 m2
Prona ndodhet në fshatin Qukës, të rrethit Librazhd. Prona ndodhet rreth 30 m në jug të rrugës nacionale Librazhd-Pogradec dhe rreth 20 m në distancë nga qëndra shëndetsore. Prona ka një sipërfaqe totale prej 2205 m², ku 300 m² është truall dhe 143 m² është ndërtesë një katëshe. Objekti është shtëpi banimi e përbërë nga dy dhoma gjumi, korridor, kuzhinë, tualet. Prona ka infrastrukturë të rregullt të sistemit elektrik dhe furnizohet me ujë nga rrjeti kryesor i fshatit.
Prona mund të përdoret për qëllime rezidenciale por mund të shfrytëzohet edhe si njësi biznesi, Minimarket.