Zona përreth pronës është zonë kodrinore dhe karakterizohet si zonë banimi rurale. Përreth pronës ka ndërtime me karakter rezidencial, një pjesë e pronës mund të përdoret për kultivim të kulturave bujqësore. Gjatë viteve të fundit në këtë zonë vihet re një interesim në lidhje me kultivimin e kulturave të ndryshme kjo e lidhur ngushtë dhe me kushtet e favorshme dhe klimatike të kësaj zone.
Truall dhe ndërtesë banimi
1600.00 m2
Prona ndodhet në fshatin Luz të rrethit Krujë. Prona është e pozicionuar rreth 2 km në lindje-perëndim të mbikalimit që lidh fshatin Luz dhe zonat përreth me autostradën Fushë-Krujë-Milot. Prona pozicionohet rreth 0.9 km. në veri të rrugës automobilistike që lidh këtë fshat me mbikalimin e autostradës dhe e pozicionuar në qëndër të zonës së poshtme të fshatit Luz.
Kjo pronë përbëhet nga arë me sipërfaqe totale prej 1600 m², nga kjo 300 m² është truall mbi të cilin ndodhet ndërtesë me sipërfaqe 250 m².
Prona mund të përdoret për ambient rezidencial dhe përdorim për zhvillim të bujqësisë e blektorisë