Kthehu te lista

Njësi Biznesi me Sip 58 m2, Ndodhur në Pulaj-Plazh, Velipojë, Shkodër.

Prona është e llojit “Njësi” me sipërfaqe 58 m2.  Prona pozicionohet në zonën e Velipojës në një kompleks banimi e shërbimi me 4 objekte “Kompleksi Fishta”, rreth 150m nga vija bregdetare në plazhin e Velipojës. Njësia ndodhet në katin përdhe të një pallati 5-katësh, pikërisht në cepin juglindor të tij. Konstruksioni i ndërtesës është me skelet beton/arme, soletë monolite, mure tulle të lehtësuar dhe themele tip pllake. Fasada e jashtme e kompleksit është në gjëndje të mire, e veshur me pllakë guri në katin përdhe të njësisë e suvatuar dhe e lyer, dhe arkitekturë tërheqëse. Kompleksi është ndërtuar vitet e fundit, me punime cilësore, i pajisur me sistem citofonie, sistem kundra zjarrrit, hapsirë pushimi, gjelbërim, ndricim dhe parkime nëntokësore. Njësia është e organizuar në ambjent  shërbimi +tualet + verandë. Rifinitura e brëndshme e njësisë është shumë e mirë pasi materialet e përdorura janë të një cilësie mjaft të mirë. Veranda është e rrethuar me kangjella dhe parmak alumini. Muret e brëndshme janë të suvatuara dhe të lyera me bojë hidromat. Dyshemeja në ambjentin e brëndshëm dhe verandë është e shtruar me pllakë graniti dhe në gjatësinë perimetrale është e veshur me plintuese të njëjtë me dyshmenë. Dera e hyrjes së njësisë është realizuar me masiv xhami në të gjithë lartësinë.

Të dhënat për pronën

Lloji i pronës

Njësi biznesi

Të dhënat mbi siperfaqen

58.00 m2

Avantazhet e Pronës

Zona në të cilën ndodhet prona është kryesisht zonë turistike, me investime të shumta publike e private në brendësi të saj. Ka mundësi optimale të furnizimit me energji elektike dhe ujë.  Blerësit potencialë mund të jenë individë, persona fizik apo juridik, që kanë kapitale të mjaftueshme dhe që duan të investojnë në përputhje me destinacionin dhe perspektivën e zhvillimit të kësaj zone. Aksesi për në pronë mundësohet në krahun verior nga rruga dytësore “Shtëpia e Peshkatarëve”, e cila lidhet me rrugën “Ura e Gjon Lulit” dhe më tej ka dalje në rrugën nacionale “Shkodër-Velipojë”.

Për çfarë mund ta përdorni këtë pronë?

Zona ka karakter rezidencial, komercial dhe turistik pasi është një zonë e studiuar nga ana urbane, qe karakterizohet nga ndërtime të reja deri ne 5-6-katëshe, ambjente komerciale për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të ndryshme si dhe ambjente zyrash, markete, bare, restorante, etj. Gjithashtu është një zonë në të cilën janë përqëndruar resorte dhe hotele turistike për sezonin e verës, shtëpi pushimi etj.

Çmimi i shitjes

0