Kthehu te lista

Truall + Ndërtesë me sipërfaqe 250 m2. Fshatin Zheje, Laç.

Trualli karakterizohet nga një formë e rregullt trapezoidale dhe ka një orientim veri-jug. Objekti është ndërtim i realizuar pas viteve 2000 dhe është në gjëndje të mirë. Fasadat e objektit nga të gjitha anët e saj paraqiten të suvatuara, të lyera dhe në gjëndje shumë të mirë. Dritaret e objektit janë prej duralumini dhe në gjëndje shumë të mirë. Dyert janë prej druri tamburato dhe gjithashtu në gjëndje shumë të mirë.

Të dhënat për pronën

Lloji i pronës

Truall dhe ndërtesë banimi

Të dhënat mbi siperfaqen

250.00 m2

Avantazhet e Pronës

Prona është e tipit "Truall + Ndërtesë 2 kate", e cila ndodhet në fshatin Zheje, në qytetin e Lacit. Prona lokalizohet rreth 1.2 km në anën jug-lindore të qëndrës së fshatit Zheje.  Aksesi në pronë mundesohet direkt nga rruga “Paloka” e cila pozicionohet rreth 20m ne jug të kësaj prone. Trualli aktualisht është i rrethuar me mur tulle dhe hyrja realizohet nëpërmjet një dere metalike.

Për çfarë mund ta përdorni këtë pronë?

Prona mund të përdoret për ambient rezidencial.

Çmimi i shitjes

20,395 Euro