Parcela ka formë të rregullt gjeometrike drejtkëndore. Ajo ka orientim verilindje-jugperëndim në plan me dimensione kryesore 195m x 34m. Investimet e kryera në pronë janë minimale, që konsistojnë vetem në mbjelljen me kulurat përkatëse bujqësore. Prona nuk ka kufij te dukshëm fizike me parcelat me të cilat ajo kufizohet, por kufijte janë të dukshëm sepse parcelat janë të ndara nga njera-tjetra nepermjet kanaleve kulluese ose rrugëve të zonës që mundësojnë lidhjen ndërmjet parcelave.
Tokë Arë
6643.00 m2
Prona ndodhet rreth 10.4km në jug-lindje të qëndrës së qytetit të Lushnjes dhe rreth 1.1 km në veri-lindje të komunës Fiershegan. Prona kufizohet në perëndim dhe në lindje me parcela toke të ngjashme, në jug me rrugë ndërmjet parcelave dhe në veri me kanale kulluese. Toka are pozicionohet rreth 2.3km në perëndim të rezervuarit të Murrizit. Prona është e pozicionuar në mes të tre fshatrave kryesore të zonës, përkatësisht fshatit Fiershegan, Cinar dhe Thanë. Zona perreth pronës, është një zonë fushore e përbërë nga parcela të llojit arë të mbjella me natyra të ndryshme bujqësore.
Prona mund të përdoret për mbjellje të kulturave të ndryshme bujqësore.