Ankesa

Ankesa
  • Misioni i bankës
  • Struktura e bankës
  • Etika e biznesit
  • Politikat mjedisore
  • Informacioni Ligjor
  • Politika e Privatësisë
  • Ankesa
  • Sistemi i Sinjalizimit
  • CRS dhe FATCA
  • Siguria online

ProCredit Bank i kushton vëmendje të veçantë çdo klienti duke synuar që eksperienca juaj me bankën tonë të jetë unike, profesionale dhe e kënaqshme.

Ne synojmë t'ju ofrojmë këshillimin e duhur financiar me qëllim që ju të përfitoni shërbimet bankare që plotësojnë nevojat tuaja duke zhvilluar në këtë mënyrë një marrëdhënie biznesi afatgjatë. Opinioni juaj është shumë i rëndësishëm për ne dhe na ndihmon në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që ju ofrojmë.

Nëse keni një ankesë, pyetje ose shqetësim për të ndarë me ne, ju ftojmë të kontaktoni bankën ProCredit nëpërmjet adresës:

kujdesindajklientit@procredit-group.com ose informacion@procredit-group.com

Gjithashtu ju mund të telefononi në Qendrën tonë të Kontaktit: +355 (0) 42 389 389

Stafi ynë profesional në Qendrën e Kontaktit do t’ju ofrojë asistencë mbi shërbime bankare dhe financiare të bankës sonë.

Për bllokim të kartës suaj, ju mund të telefononi gjatë 24 orëve. Për shërbime të tjera, telefononi nga ora 08:00 në 18:00, nga e hëna në të premte, ose na shkruani në informacion@procredit-group.com.

Të dhënat personale të klientit të përpunuara nëpermjet telefonatave të cilat zhvillohen nga ora 18:00 deri në 08:00 të ditës së nesërme (nga e hena në të premte) dhe nga ora 00:00 e ditës së shtunë deri në 08:00 të ditës së hënë, si dhe gjatë festave zyrtare në Shqipëri, do të përpunohen nga Banka ProCredit në Kosovë. Banka ka siguruar ruajten dhe mbrojtjen me një nivel të përshtatshëm të të dhënave të klienteve të saj, në perputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, i   ndryshuar “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE” si dhe udhezimit  Nr. 19, datë 03.08.2012 MBI RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE MES KONTROLLUESIT DHE PËRPUNUESIT NË RASTET E DELEGIMIT TË PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE DHE PËRDORIMIN E NJË KONTRATE TIP NË RASTET E KËTIJ DELEGIMI.

Ankesa / Sugjerime

  • Çfarë do të thotë sugjerim për mua?

Sugjerim konsiderojmë të gjitha ato ide dhe opinione, aplikimi i të cilave do te sillte produke dhe shërbime më të mira dhe më të përshtatshme për ju.

  • Çfarë do të thotë ankesë për mua?

Ankesë konsiderojmë çdo reagim apo pakënaqësi të ngritur nga ana juaj që ka të bëjë me produkte/shërbime që banka ofron apo komunikim dhe sjellje jo të duhur nga ana e stafit tonë.

  • Ku mund të dërgoj sugjerimin/ankesën?
Banka ka vendosur në dispozicion një format standard, pas plotësimit të së cilit ju mund ta dërgoni duke përdorur këto mjete:
 
  • Vendin e posaçëm për ankesat (Info Kiosk),  e pranishme në çdo degë të bankës sonë
  • Komunikim i drejpërdrejtë me stafin tonë, në degën tuaj më të afërt apo edhe në Drejtorinë Qëndrore
  • Na telefononi në: +355(0) 4 2 389 389
  • Na shkruani e-mail në: kujdesindajklientit@procredit-group.com ose  informacion@procredit-group.com

 

  • Sa kohë nevojitet për të marrë përgjigje?

Sapo Banka vihet në dijeni mbi shqetësimin tuaj, merr menjëherë në shqyrtim trajtimin e rastit dhe kthen përgjigje për një afat kohor prej 15 ditë pune. Ne kujdesemi të zbatojmë me përpikmëri afatin e përcaktuar, por nëse për ndonjë arsye nuk mund t'ju përgjigjemi,  ju do të njoftoheni nëpërmjet letrës zyrtare, e-mail apo kontaktit telefonik. Gjithashtu në kuadër të kujdesit ndaj klientit në përgjigje do të gjeni edhe arsyen e vonesës dhe afatin e ri kohor.

Në rast se personat e interesuar dëshirojnë të ankohen pas përgjigjes së marrë nga banka, mund t'i drejtohen edhe Bankës së Shqipërisë në adresën e emailit: public@bankofalbania.org