Standardi i Përbashkët i Raportimit (CRS)
Çfarë është Standardi i Përbashkët i Raportimit (CRS)?
Në vitin 2014, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka botuar një Standard Ndërkombëtar për Shkëmbimin Automatik të Informacionit për llogaritë financiare. I ashtuquajturi Standardi i Përgjithshëm i Raportimit (CRS) përbën një kërkesë rregullatore raportimi për Institucionet Financiare, anëtare të disa juridiksioneve dhe shërben për të shmangur evazionin fiskal.
Në Dhjetor 2014, CRS u implementua në Direktiva e BE-së për Ndihmën Administrative në Lidhje me Çështjet e Taksave. Si rrjedhim shtetet anëtare ishin të detyruara t'i implementonin këto dispozita në ligjin kombëtar.Në Shqipëri, ky standard u zbatua me Ligjin Nr.4, datë 30.01.2020 "Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit për Llogaritë Financiare".
Duke filluar nga viti 2020 institucionet financiare që gjenden në Shqipëri janë të detyruar të zbatojnë procedurat dhe masat për përmbushjen e detyrimeve të vigjilencës së duhur sipas këtij ligji.
Identifikimi i klientit, Dokumentacioni dhe Detyrimi i Raportimit të Institucioneve Financiare
Sipas dispozitave të Ligjit nr 4 datë 30.01.2020 Institucionet Financiare në Shqipëri janë të detyruara të zbatojnë masat e nevojshme për të identifikuar vendin ku klientët e tyre paguajnë taksat (këtu përfshihen persona privatë, subjekte, dhe në rrethana të caktuara persona kontrollues) si dhe numrin identifikues tatimor të juridiksionit përkatës të vendit tatimor. Institucioneve Financiare u kërkohet që të raportojnë llogaritë financiare të mbajtura nga klientët të cilët për qëllime tatimore janë rezidentë në një juridiksion pjesëmarrës, tek Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve i cili më pas mund të shkëmbejë informacionin me autoritetet tatimore të një vendi tjetër ose të vendeve në të cilat klienti (ose në disa rastet personat kontrollues) mund të jenë rezidentë tatimor.
Banka është e detyruar të raportojë çdo vit tek autoritetet tatimore shqiptare në lidhje me llogaritë financiare të prekura për të gjitha shtetet pjesëmarrëse në Rregulloret e CRS që janë identifikuar si rezultat i kontrollit të rezidencës tatimore, nëse ato paraqiten në deklaratën e klientit ose janë identifikuar përmes ekzaminimit të të dhënave të regjistruara në regjistrat e bankës ose të të dhënave që janë në dispozicion të publikut. Raportimi i parë është planifikuar të bëhet brenda dates 31 korrik 2020. Në vitet e ardhshme, raportimi duhet të bëhet brenda dates 30 maj.
Të dhëna të raportueshme sipas ligjit shqiptar të CRS-së
Raportimi i llogarive financiare përfshin të dhëna të caktuara për mbajtësin e llogarisë (në raste të caktuara edhe për personin kontrollues), si dhe të dhëna për llogarinë bankare. Sipas dispozitave të Ligjit, informacioni i mëposhtëm duhet t'i raportohet organit tatimor:
Per individet:
Në rastin e njësive (entiteteve) dhe personi (at) kontrollues të entitetit, të identifikuar në përputhje me dispozitat e Ligjit nr 9917-2008 i ndryshuar Për Parandalimin e Pastrimit të Parave:
Llogaritë "e përjashtuara" nuk raportohen
Në këtë drejtim, ligjvënësi ka përcaktuar edhe përjashtime të caktuara për llogari të cilat nuk janë llogari financiare të raportueshme.
Personat që nuk raportohen:
Për më tepër, një përjashtim ekziston për klientë të veçantë që nuk përcaktohen si "persona raportues". Këto janë institucione financiare, entitete qeveritare, organizata ndërkombëtare, bankat qendrore, korporata aksionet e së cilës tregtohen rregullisht në një ose më shumë tregje të letrave me vlerë të themeluara (ose entitete të lidhura me të).
Vetë-Deklarime të Detyrueshme për Llogaritë / Klientët
Detyrimi për të siguruar Vetë-Deklarimin vlen për të gjithë klientët e bankës. Nëse klientët kanë paqartësi për plotësimin e këtyre formularëve ata duhet të këshillohen me këshilltarin e tyre të taksave.
Prandaj të gjithë klientët që duan të hapin një llogari të re u kërkohet të plotësojnë një Formë Vetë-Deklarimi për të përcaktuar rezidencën e tyre tatimore dhe numrin (at) e tyre të identifikimit tatimor (TIN).
Në rrethana të caktuara edhe për Llogaritë Para-ekzistuese / klientët para-ekzistues që nuk hapin një llogari të re, gjithashtu u kërkohet të plotësojnë një Vetë-Deklarim në mënyrë që të përcaktojnë qartë rezidencën e tyre tatimore dhe numrin (at) e tyre të identifikimit tatimor . Në përgjithësi, informacioni i nevojshëm për TIN për t'u siguruar nga klienti lidhet me detyrimin e pakufizuar të tatimit mbi të ardhurat e rezidentit tatimor në vendin e rezidencës tatimore.
Është e rëndësishme që të theksohet se Banka e ka të ndaluar që të japi ndonjë këshillë fiskale dhe ligjore.
Informacione më të hollësishme në lidhje me Standardin e Përbashkët të Raportimit të OECD mund të gjenden në Portalin e Shkëmbimit Automatik të OECD (https://www.oecd.org/tax/automatic-exchange/about-automatic-exchange/) dhe në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve: (https://www.tatime.gov.al/c/6/455/shkembimi-automatik-i-informacionit ).
Gjithashtu mund të gjeni pyetjet më të shpeshta që janë bërë për këtë çështje këtu: https://www.oecd.org/tax/exchange-of-tax-information/CRS-related-FAQs.pdf
Për çdo pyetje ose paqartësi në lidhje me shkëmbimin automatik të informacionit, ju gjithashtu mund të shkruani në adresën e emailit të Drejtorisë së Pergjithshme të Tatimeve: Helpdesk.aeoi@tatime.gov.al.
Format e CRS:
Forma e Vetë-Deklarimit Për Individët
Forma e Vetë-Deklarimit Për Subjektet
Forma e Vetë-Deklarimit Për Personat Kontrollues
Ju lutem plotesoni Formen e Vete-Deklarimit ne varesi te kategorise ne te cilen beni pjese, sipas menyrave ne vijim:
-Duke u paraqitur ne nje nga deget e bankes se bashku me dokumentin tuaj te identitetit te vlefshem (Karte Identiteti ose Pasaporte).
-Ne pamundesi per t'u paraqitur prane bankes, ju mund t'i shkarkoni keta formulare, nenshkruani dhe me pas t'i dergoni te skanuara ne adresen e elektronike te bankes: id@procredit-group.com. Ju lutemi sigurohuni qe t’i keni plotesuar sakte keto dokumente para se t’i dergoni ne banke.
Vetedeklarimi mund te behet dhe nga nje person tjeter te cilin ju e keni autorizuar me prokure te posaçme per te kryer kete veprim.
Gjithashtu jeni te lutur te njiheni paraprakisht me kerkesat e Ligjit Nr.04/2020 dhe aktet perkatese nenligjore para se te plotesoni Formen e Vete-Deklarimit me te dhenat tuaja personale tatimore.
Perse duhet te plotesoj keto dokumente ?
Ne kuader te zbatimit te ligjit Nr. 4/2020 “Per Shkembimin Automatik te Informacionit te Llogarive Financiare”, Klientet mbajne vete pergjegjesi mbi deklarimin apo mosdeklarimin e Rezidences Tatimore dhe Numrit te Identifikimit Tatimor.
Klientet e Bankes mbajne pergjegjesi personale mbi vertetesine e informacionit te deklaruar.
Dokumenta dhe lidhje të tjera:
OECD Standard for the Automatic Exchange of Financial Account Information
https://www.tatime.gov.al/c/6/455/shkembimi-automatik-i-informacionit
Rreth Fatca
Akti i Pajtueshmërisë së Taksave të Llogarive të Huaja (FATCA) është një ligj i SH.B.A.-së i cili u miratua në 18 Mars 2010 dhe u bë efektiv në 1 korrik 2014. FATCA është në thelb një kërkesë rregullatore raportimi për institucionet e huaja financiare në bazë të lidhjeve të mbajtësve të llogarive me SHBA. ProCredit Bank Albania si të gjitha institucionet e tjera të ProCredit Group kanë njohur rëndësinë e FATCA dhe veprojnë në përputhje me kërkesat e FATCA.
Banka plotëson kërkesat e FATCA në lidhje me identifikimin dhe raportimin e klientit bazuar në pëlqimin e klientit.
ProCredit Bank Shqipëri sh.a tashmë është e regjistruar pranë IRS si një Institucion Global Ndërmjetësues në lidhje me çështjet Fatca.
Formularet FATCA: