Kushtet e Përdorimit

Ankesa
  • Misioni i bankës
  • Struktura e bankës
  • Etika e biznesit
  • Politikat mjedisore
  • Informacioni Ligjor
  • Politika e Privatësisë
  • Ankesa
  • Sistemi i Sinjalizimit
  • CRS dhe FATCA
  • Siguria online

Të drejtat e autorit

Kjo faqe interneti zotërohet dhe administrohet nga Banka ProCredit, e cila është një shoqëri aksionare e themeluar dhe që punon sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Banka ProCredit zotëron të gjitha të drejtat që dalin nga kjo web faqe. Kjo në veçanti ka të bëjë me tekstin, fotografitë dhe elementët grafik, duke përfshirë edhe shfaqjen e tyre në web faqe. Banka ProCredit lejon shikim dhe inçizim të të gjitha përmbajtjeve të faqes vetëm për nevoja jotregtare dhe informative, si dhe për përdorim personal.

Banka ProCredit ka të drejtën të ndryshojë dhe të fshijë faqen e saj të internetit në çdo kohë edhe pa lajmërim paraprak. Gjithashtu të ndryshojë përmbajtjen ekzistuese dhe shtojë përmbajtje të reja.

Të drejtat autoriale: marka, emri, logo

Përmbajtjet e ofruara (foto, video, audio, logot, dizenjot, tekstet, grafika etj.) mbrohen nga ligji për të drejtën e autorit dhe ligji për pronësinë industriale. Shkarkimi ose ruajtja informacionit apo çdo materiali që përmban kjo faqe interneti dhe riprodhimi (i plotë ose i pjesshëm), transmetimi, modifikimi ose lidhja e përmbajtjeve të kësaj faqeje interneti do të lejohet vetëm me miratimin me shkrim të Bankës. Megjithatë, përdoruesit kanë të drejtë të printojnë, shkarkojnë, ose të ruajnë faqe të veçuara ose pjesë të kësaj faqeje sipas dispozitave të ligjit të drejtës së autorit dhe vetëm nëse shënimet e të drejtës së autorit ose shënime të tjera të mbrojtura me ligj nuk fshihen dhe as nuk ndryshohen.

Personave të tretë u ndalohet përdorimi i markave tregtare, logove dhe emrit tregtar, të cilat janë në pronësi të Bankës ProCredit.

Përjashtim nga përgjegjësia

Banka ProCredit nuk mban asnjë përgjegjësi për ndonje dëm të shkaktuar mbi përmbajtjen e informacionit të publikuar në këtë faqe. Nuk pranohet as përgjegjësia për dëmet direkte ose indirekte që dalin si rezultat i përdorimit të kësaj web faqeje, apo problemeve te ndryshme teknike të lidhura me të. Nëse keni pyetje në lidhje me faqen, ju lutemi të kontaktoni me ne në këtë adresë: informacion@procredit-group.com

Informacion rreth përdorimit të të dhënave

Faqja jonë e internetit përdor “cookies” për qëllime të Google Analytics. “Cookies” janë skedarë teksti të cilat janë dërguar në kompjuterin tuaj në mënyrë që ne mund t'ju njohin kur ju të na vizitoni përsëri. Ato shërbejnë për të bërë shërbimin tonë më të lehtë në përdorim, efikas dhe të sigurt. Ju mund të vendosni që shfletuesi  (browser) i web-it t'ju njoftojë kur merrni një “cookie”, ose të refuzoni përdorimin e tyre. Më shumë informacion është në dispozicionin tuaj  përmes opsionit "ndihmë" funksionimin e shfletuesit tuaj web (p.sh. Microsoft Internet Explorer apo Firefox).

Mbrojtja e privatësisë

Kjo faqe e internetit përdor teknologji etracker (www.etracker.de) me qëllim që të mbledhë të dhënat e vizitorëve për qëllime marketingu. “Cookies” janë skedarë teksti të cilat janë dërguar në kompjuterin tuaj në mënyrë që ne mund t'ju njohin kur ju të na vizitoni përsëri. Ato shërbejnë për të bërë shërbimin tonë më të lehtë në përdorim, efikas dhe të sigurt. Ju mund të vendosni që shfletuesi  (browser) i web-it t'ju njoftojë kur merrni një “cookie”, ose të refuzoni përdorimin e tyre.

Të dhënat e mbledhura nëpërmjet etracker nuk do të përdoren për të përcaktuar identitetin personal të vizitorit dhe nuk do të jetë e kombinuar me të dhëna të tjera personale që kanë të bëjnë me përdoruesin, nëse përdoruesi nuk ka rënë darkort më parë për këtë. Përdoruesit mund të kundërshtojnë në çdo moment mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave të tyre.