Sistemi i Sinjalizimit

ProCredit Bank Sh.A Shqipëri është e orientuar drejt zhvillimit dhe është e angazhuar për të ruajtur standarde të larta etike në lidhje me aktivitetet e saj të biznesit dhe ndikimin e tyre në mjedis dhe në mjedisin shoqëror të bankës. Qëllimi ynë është të promovojmë komunikim të paanshëm brenda bankës bazuar në një "busull etike" të përbashkët dhe të krijojmë një klimë profesionale në të cilën komunikimi i sinqertë dhe i besueshëm është çështje e natyrshme.

Prandaj, ne ofrojmë një atmosferë të hapur pune, e cila u mundëson punonjësve tanë të komunikojnë drejtpërdrejt me drejtuesit e ekipit, Burimet Njerëzore, Auditimin e Brendshëm, Drejtuesin e Përputhshmërisë ose Anëtarët e Drejtorisë Ekzekutive. Për më tepër, ProCredit Bank SH.A Shqipëri ka një sistem sinjalizimi që lejon gjithashtu kontakte anonime nëse kërkojnë që të adresojnë ankesat e tyre.

Të gjithë punonjësit dhe menaxherët e ProCredit Bank, si dhe klientët tanë, partnerët e biznesit dhe publiku i gjerë, mbajnë përgjegjësinë për të vënë re dhe adresuar qartë ngjarjet e paligjshme, mashtrimet ose sjelljet joetike.

Nëse në lidhje me aktivitetet tona të biznesit, dëshironi që të zbuloni informacione në lidhje me veprimet që janë kryer me qëllime kriminale, siç janë shkeljet e Kodit tonë të Sjelljes, shkeljet e politikave ose procedurave të brendshme ose shkeljet e ligjeve në fuqi, ju mund të na kontaktoni në adresën e mëposhtme elektronike: HOWhistleblowing@procredit-group.com  

Ne i përpunojmë të gjitha indikacionet e shkeljeve të kryera në mënyrë të vazhdueshme, në përputhje me dispozitat e ligjit specifik “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve” dhe sipas standardeve të barabarta.

Në rast se personat e interesuar dëshirojnë të ankohen pas përgjigjes së marrë nga banka, mund t'i drejtohen edhe Bankës së Shqipërisë në adresën e emailit: public@bankofalbania.org