Aksionarët

Drejtuesit e Lartë
  • Misioni i bankës
  • Struktura e bankës
  • Etika e biznesit
  • Politikat mjedisore
  • Informacioni Ligjor
  • Politika e Privatësisë
  • Ankesa
  • Sistemi i Sinjalizimit
  • CRS dhe FATCA
  • Siguria online

ProCredit Bank Shqipëri u themelua në vitin 1995 si “Fondacioni për Sipërmarrje, Financë dhe Zhvillim” (FEFAD), ku 100% e kapitalit aksioner sigurohej nga KfW. Fokusi i institucionit ishte të siguronte mundësi financimi për bizneset shqiptare të vogla dhe shumë të vogla.Pavarësisht nga trazirat politike dhe ekonomike në vend, në vitin 1997 FEFAD-i arriti të ketë një performancë financiare të suksesshme dhe morri licencën bankare në vitin 1999, duke u kthyer kështu në FEFAD Bank.
Aksionarët themelues të bankës ishin Fondacioni FEFAD, ProCredit Holding (atëherë e njohur si IMI), Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), si dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare. Këtyre aksionarëve iu bashkua edhe Commerzbank AG në vitin 2002. Në vitin 2003, institucioni mori emrin “ProCredit Bank”, duke reflektuar në këtë mënyrë lidhjen me grupin ProCredit.

Struktura aksionare, Tetor 2022:

Aksionari Shuma e vlerës nominale  (LEK) Zyrat Qëndrore Aksione
ProCredit Holding AG 5,711,468,814.47 Frankfurt, Gjermani 100%
Totali i kapitalit 5,711,468,814.47   100%

Për më shumë informacion në lidhje me aksionarët individualë dhe strukturën e aksionarëve, si dhe përbërjen e Bordit Drejtues dhe Bordit Mbikëqyrës të ProCredit Holding, ju lutem të vizitoni faqen e web-it të ProCredit Holding