Depozita me interes rritës “UP” është një depozitë me afat maksimal 36 muaj. E veçanta e kësaj depozite është se ajo ofron interes rritës me bazë tremujore. Norma rritet pas çdo periudhe tremujore dhe arrin maksimumin prej 5% në lek në tremujorin e fundit. Me këtë depozitë ju keni mundësi të tërhiqni interesat e fituara menjëherë në fund të tremujorit që kalon. Edhe në rast se dëshironi të ndërprisni maturimin e depozitës ju mund ta bëni atë pas çdo tremujori dhe interesat e përfituara deri në atë periudhë i merrni të gjitha.
Më poshtë gjeni normat e interesit për afatet e ofruara sipas 12 periudhave tremujore për afatin maksimal 3 vjeçar.
3 Mujori | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Norma e interesit në Lek | 0.5% | 0.6% | 0.8% | 1.0% | 1.5% | 2.0% | 2.5% | 3.0% | 3.5% | 4.0% | 4.5% | 5.0% |
3 Mujori | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Norma e interesit (EUR) | 0.2% | 0.3% | 0.4% | 0.6% | 0.8% | 1.0% | 1.2% | 1.5% | 2.0% | 2.5% | 3.0% | 4.0% |