Konfirmoj se informacioni I regjistruar është I vërtetë, korrekt dhe I plotë. Jap pëlqimin tim që Banka të përpunojë të dhënat personale, si dhe informacionin financiar mbi mua përgjatë kohëzgjatjes së marredhënies me Bankën, në përputhje me Ligjin nr. 124, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
Gjithashtu, deklaroj se jam në dijeni që të dhënat e regjistruara në këtë formular nëpërmjet website-it për arsye eficente dhe cilësie të lartë shërbimi disa shërbime mund të transferohen dhe të kryhen në kohë reale nga Banka ProCredit në Kosovë dhe nga kompania QUIPU GmbH në Gjermani (i cili është vend me nivel të mjaftueshëm mbrojtjeje për të dhënat personale).Përsa më sipër, jap pëlqimin tim dhe shpreh vullnetin tim të plotë dhe të lirë për kontrollin, përpunimin dhe transferimin e të dhënave të mia personale që janë dhënë në këtë formular drejt këtyre shteteve, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëdhënies kontraktore midis meje dhe ProCredit Bank sha.
Të dhënat personale apo financiare të Aplikantit / Klientit, të mbledhura nga Banka, do të kontrollohen, përpunohen, transferohen për qellim të zbatimit dhe mbarëvajtjes së të gjithë marrëdhënies kontraktore midis Aplikantit / Klientit dhe Bankës dhe do të ruhen në përputhje me Ligjin Nr. 124, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
Pranoj qe te informohem me me SMS/Tel/ e-mail rreth shërbimeve bankare dhe ProCredit Bank sha. Unë mund ta ndërpres komunikimin me SMS/Tel/e-mail në çdo kohë, duke informuar bankën. Gjithashtu autorizioj ProCredit Bank që të ruaj dhe përpunojë të dhënat e mija personale ne përputhje me legjislacionin ne fuqi, përgjatë kohëzgjatjes së marrëdhënies me Bankën për shërbimet bankare dhe për qëllime promocionale.