Konfirmoj se informacioni i regjistruar është i vërtetë, korrekt dhe i plotë. Jap pëlqimin tim që Banka të përpunojë të dhënat personale, si dhe informacionin financiar mbi mua përgjatë kohëzgjatjes së marrëdhënies me Bankën, në përputhje me Ligjin Nr. 124, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe aktet nenligjore ne fuqi, ne zbatim te ketij ligji. Gjithashtu, deklaroj se jam në dijeni që të dhënat e regjistruara në këtë formular nëpërmjet website-it për arsye eficente dhe cilësie të lartë shërbimi disa shërbime mund të transferohen dhe të kryhen në kohë reale nga kompania QUIPU GmbH në Gjermani.
Përsa më sipër, jap pëlqimin tim dhe shpreh vullnetin tim të plotë dhe të lirë për kontrollin, përpunimin dhe transferimin e të dhënave të mia personale që janë dhënë në këtë formular drejt këtyre shteteve, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëdhënies kontraktore midis meje dhe ProCredit Bank sha.
Të dhënat personale apo financiare të Aplikantit / Klientit, të mbledhura nga Banka, do të kontrollohen, përpunohen, transferohen për qellim të zbatimit dhe mbarëvajtjes së të gjithë marrëdhënies kontraktore midis Aplikantit / Klientit dhe Bankës dhe do të ruhen në përputhje me Ligjin Nr. 124, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe akteve nenligjore ne fuqi, ne zbatim te ketij ligji.
Me anë të kësaj, autorizoj Bankës ProCredit sh.a. që të më ofrojë informacion në lidhje me shërbimet bankare me anë të SMS-ve/telefonit/email-it. Jam në dijeni që mund ta revokoj këtë autorizim në çdo kohë duke kontaktuar bankën. Gjithashtu, autorizoj Bankën ProCredit që të ruajë dhe përpunojë të dhënat e mia personale për shërbime bankare dhe për qëllime promovuese në përputhje me legjislacionin që rregullon këtë fushë gjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëdhënies sime me Bankën.