Sa kushtojnë tërheqjet apo pagesat në pika të shitjes brenda Shqipërisë?
Për tërheqjet/pagesat që kryhen brenda Shqipërisë, ju lutem referojuni listës së çmimeve, kliko këtu
Sa kushtojnë tërheqjet apo pagesat në pika të shitjes në vendet jashtë Shqipërisë?
Për tërheqjet/pagesat që kryhen jashtë rrjetit të bankës ProCredit, ju lutem referojuni listës së çmimeve, kliko këtu
Më ka mbetur karta në bankomat? Ku mund ta tërheq?
Për kartat e bankës ProCredit të mbetura në bankomat, përfaqësuesit e bankës do t'ju njoftojnë në ditët në vijim për vendin dhe ditën kur mund ta tërhiqni kartën. Ndërsa për kartat e bankave të tjera, ju lutemi të kontaktoni bankën tuaj (bankën lëshuese të kartës) për të konfirmuar vlefshmërinë e kartës dhe si mund ta tërhiqni atë. Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni Qendrën e Kontaktit në numrin +355 42 389 389.
Si mund të gjeneroj 3D Secure IPIN-in për blerje online?
Nëse posedoni një kartë Debit Master për individë ose biznese, PIN-i gjenerohet automatikisht dhe dërgohet përmes një SMS-i në numrin tuaj të telefonit të regjistruar në bankë. Ky është një kod 6-shifror (pa pagesë) që duhet të vendosni në fushën përkatëse në faqen e internetit, pas vendosjes së të dhënave të kërkuara (përfshirë edhe numrin e kartës) për konfirmimin e blerjes online.
Cili është limiti i tërheqjeve në Shqipëri?
Në bankomatet e bankës ProCredit në Shqipëri me kartat e bankës ProCredit, limitet e tërheqjeve ditore për kartat individuale janë ALL 200,000 / EUR 1,500 (me mundësi rritjeje deri në ALL 1,000,000 / EUR 7,000 përmes Mobile Banking), ndërsa për kartat e biznesit limiti është ALL 300,000 / EUR 2,000 (me mundësi rritjeje deri në ALL 1,000,000 / EUR 7,000 në ditë).
A mund të pajisem me kartë krediti?
Banka ProCredit ofron kartën Debit MasterCard për individë dhe biznese, e cila ka veçori të njëjta sikurse karta e kreditit. Ajo mundëson pagesa brenda dhe jashtë vendit si dhe blerje online në web faqe të ndryshme.
Gjithashtu, banka ProCredit ofron kartë krediti “charge” me të cilën ju mund të pajiseni nëse jeni pagamarrës pranë bankës ProCredit dhe plotësoni kriteret përkatëse për financim, që janë vendosur nga banka. Për më shumë hollësi rreth këtij produkti, ju lutemi të na kontaktoni në numrin tonë të telefonit +355 42 389 389 ose të na shkruani në adresën tonë të e-mail informacion@procredit-group.com
E kam harruar PIN-in e kartës, çfarë duhet të bëj?
Për të vendosur një PIN të ri për kartën e marrë në dorëzim, klientët duhet të ndjekin udhëzimet që gjenden në letrën informuese që ju vjen në një zarf së bashku me kartën.
Për çdo rast që mund të keni probleme në lidhje me këtë shërbim, apo ju nevojitet më shumë ndihmë, ju ftojmë që të telefononi në numrin tonë të telefonit +355 42 389 389.
Ku mund ta ndërroj Pin-in e kartës?
PIN-i i kartës mund të ndryshohet në bankomatet e bankës ProCredit, në Mobile Banking, ose në bankomatet e bankave të tjera.
A duhet të paguaj për postën kur të marr në dorëzim kartën?
Jo, klientët e bankës nuk do të paguajnë asnjë tarifë shtesë për marrjen e kartës nëpërmjet shërbimit postar.
A mund ta marr kartën në bankë edhe jo përmes postës?
A mund ta marr kartën në bankë dhe jo përmes postës?
Të gjithë klientët e bankës ProCredit kanë 3 mundësi për të marrë kartën e tyre të debitit/kreditit:
1. Të marrin kartën në të njëjtën Degë ku kanë kryer aplikimin për kartë. Ky është shërbimi standard dhe ofrohet falas për çdo klient. Karta do të jetë në degë maksimumi për 10 ditë pune nga data e aplikimit.
2. Të marrin kartën në një prej degëve të ProCredit Bank sipas nevojës dhe kërkesës së tyre. Në momentin e aplikimit, klienti duhet të njoftojë Këshilluesin e Klientit nëse dëshiron ta tërheqë kartën në një degë të ndryshme nga ajo ku ka kryer aplikimin.
3. Të marrin kartën përmes shërbimit postar. Në momentin e aplikimit, klienti duhet të njoftojë Këshilluesin e Klientit se dëshiron ta marrë kartën përmes këtij shërbimi. Shoqëria postare aplikon një tarifë të veçantë për shërbimin e dorëzimit të kartës tek klienti. Kjo tarifë, paguhet nga klienti në favor të shoqërisë postare në momentin e marrjes së kartës.
Dërgimi i kartës përmes postës është një shërbim i ofruar për të gjithë klientët tanë, nëse ata e zgjedhin këtë opsion në momentin e aplikimit.
A mundem të aktivizoj kartën dhe PIN-in nëse gjendem jashtë shtetit?
Aktivizimi i kartës dhe PIN-it mund të bëhet në çdo moment dhe kudo ndodheni, përmes numrit të telefonit që keni të regjistruar në bankë. Aktivizimi kryhet vetëm përmes operatorëve të telefonisë së lëvizshme të Shqipërisë, por shërbimi është i vlefshëm edhe jashtë territorit të Shqipërisë nëse keni aktivizuar “roaming”.
Informacione për transaksionet me kartë
Për më shumë informacion ju lutem klikoni këtu.
Në rast se nuk jam në shtëpi për të tërhequr kartën, ku mund ta marr atë?
Shoqëria Postare e kontraktuar nga banka do të bëjë 3 përpjekje për t'ju dorëzuar kartën në adresën tuaj të banimit. Gjithashtu, ju do të merrni një numër gjurmimi, të cilin mund ta përdorni për të ndjekur vendndodhjen e kartës suaj përmes portalit të shoqërisë postare. Korrieri i postës do t’ju kontaktojë përmes telefonit dhe do të sjellë kartën në adresën që dëshironi, e cila mund të jetë e ndryshme nga adresa juaj e banimit.
Nëse asnjë nga kushtet e mësipërme nuk plotësohet, ju mund ta tërhiqni kartën në Zyrën Postare për një periudhë deri në 2 muaj. Pas kalimit të këtij afati, karta juaj nuk do të jetë më e vlefshme.
Çfarë ndodh nëse nuk mund ta tërheq kartën brenda 60 ditëve?
Karta pas 60 ditëve mbyllet dhe për çështje sigurie ajo shkatërrohet fizikisht nga banka. Me kalimin e këtij afati karta juaj nuk do të jetë më e vlefshme dhe duhet të kryhet aplikim i ri, sipas kushteve në fuqi të bankës. Për t'u pajisur me një kartë të re duhet të aplikoni sërish për këtë shërbim.
Më ka humbur karta, si mund ta bllokoj?
Bllokoni dhe zhbllokoni kartën tuaj 24/7 përmes aplikacionit mobile, të cilin mund ta shkarkoni këtu . Gjithashtu, ju mund të telefononi në çdo kohë Qendrën e Kontaktit të bankës për të raportuar kartat e humbura, në +355 (4) 2 389 389.