Pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta

Ndryshimin e fjalëkalimit mund ta kryeni përmes opsionit “Rivendos Fjalëkalimin”, që gjendet në faqen kryesore të e-Banking. Gjatë procesit të ndryshimit të fjalëkalimit, do t’ju kërkohet të vendosni email-in, numrin e telefonit të regjistruar në bankë dhe TOKEN-in/mTAN-in, në varësi të metodës së sigurisë që keni. Pas këtyre verifikimeve, mund të vendosni një fjalëkalim të ri dhe të aksesoni e-Banking me të.

Nëse keni vështirësi gjatë këtij procesi, mund të na telefononi në numrin +355 42 389 389.

1. Për klientët privatë, ne kemi zhvilluar një metodë të re sigurie, të quajtur kodi i sigurisë me SMS. Kjo metodë funksionon në mënyrë të ngjashme me token-in, por në këtë rast, klientët marrin një kod 6-shifror për qasje në e-Banking përmes SMS-it. Vini re se SMS-i me kodin e sigurisë do të dërgohet gjithmonë në numrin e telefonit të regjistruar në profilin tuaj në bankë. Ju këshillojmë të siguroheni që numri juaj i telefonit në bankë është i përditësuar dhe përputhet me numrin që përdorni aktualisht.

2. Nëse jeni klient biznesi, duhet të paraqiteni në një prej degëve të bankës ProCredit për të marrë një Token të ri.

Kodi i sigurisë me SMS është një metodë sigurie për kyçje në e-Banking. Me aktivizimin e këtij shërbimi, ju do të pranoni një kod unik të sigurisë që do t'ju dërgohet me SMS. Ky është një kod për përdorim të vetëm, që gjenerohet sipas kërkesës tuaj specifike, dhe për secilën kërkesë dërgohet një kod i ri sigurie.

Për ta bërë më të lehtë për ju të paguani faturat mujore me e-Banking, ne kemi krijuar video udhëzuese ku shpjegohet hap pas hapi si mund të realizoni këto transaksione në e-Banking, gjeni videon këtu.

Urdhërpagesat periodike janë pagesa ose transferta mujore të vazhdueshme, të cilat iniciohen automatikisht nga llogaria e klientit. Për t'u informuar mbi mënyrën e krijimit të urdhërpagesave periodike me e-Banking, lexoni Manualin e Klientit për përdorimin e e-Banking këtu.

Për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, dërgimi i “fjalëkalimit” përmes email-it nuk rekomandohet. Ne ju sugjerojmë të na kontaktoni përmes Qendrës sonë të Kontaktit në numrin +355 (4) 2 389 389, ose të na dërgoni numrin tuaj të kontaktit në email-in informacion@procredit-group.com, që të mund t'ju kontaktojmë dhe t’ju asistojmë me hyrjen në platformën e-Banking.

Për të vazhduar me regjistrimin e transfertës, ju lutemi sigurohuni që çdo informacion të jetë dhënë saktë nga ana juaj si urdhërues i transfertës. Gjithashtu, kujdesuni që në rubrikat e përshkrimit të transfertës të mos përfshini asnjë simbol tjetër përveç shkronjave dhe numrave; gjithashtu, shkronjat “ë” dhe “ç” nuk pranohen.

Ju mund të inicioni transfertën nga llogaria e kursimit drejt llogarisë tuaj rrjedhëse përmes shërbimit e-Banking. Pasi fondet të jenë transferuar, mund të vazhdoni me tërheqjen e tyre në bankomat.