Pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta

Lokacionet e Zonës 24/7 mund t'i gjeni këtu.

 Lokacionet e bankomateve mund t'i gjeni këtu. Gjithashtu ju rikujtojmë se ju mund të kryeni deri në 5 tërheqje në muaj, në bankomatet e bankave të tjera pa asnjë komision

Ju mund të përdorni Zonat 24/7 për depozitim në llogarinë rrjedhëse, ndërsa përmes e-Banking mund të transferoni fonde në llogarinë tuaj të kursimeve. Po ashtu, mund të bëni depozitim në llogarinë e kursimeve duke zgjedhur në ATM opsionin “Depozito në llogari tjetër” (Deposit to third party) dhe duke shkruar manualisht numrin e llogarisë tuaj të kursimeve.

Klientët mund të depozitojnë deri në 50 kartëmonedha në bankomat dhe mund të realizojnë deri në 30 depozitime gjatë ditës, me kusht që shuma e përgjithshme që ka depozituar klienti gjatë ditës nuk kalon shumën 1,000,000ALL / 10,000 EUR. Depozitimi reflektohet në llogari brenda 3 minutave.

Bizneset që kanë një qarkullim ditor më të madh se EUR 7,000 mund të depozitojnë në çdo kohë në kasafortat e qarkullimit ditor (DropBox), për të cilat klienti dhe banka duhet të nënshkruajnë paraprakisht një marrëveshje. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, klienti:

  • Pajiset me një kartë që i lejon aksesimin e pajisjes së depozitimit Dropbox.
  • Merr nga banka qeset plastike për depozitim.
  • Merr nga banka format e depozitimit (mandatet e arkëtimit).

Klienti mund të kryejë depozitime në Dropbox në varësi të limitit ditor të caktuar nga banka gjatë nënshkrimit të marrëveshjes. Këto depozitime mund të përpunohen vetë përmes platformës e-Banking, dhe fondet do të jenë të vlefshme në llogari menjëherë.

Minimumi i shumës të cilën mund të tërhiqni është ALL 500. Limiti ditor i shumës së tërheqjes në ATM tëProCredit Bank Shqipëri, në Zona 24/7 është 200,000 ALL/ 1,500 EUR, kurse ai javor është 1,000,000 ALL/ 7,000 EUR.