Garancia bankare

FlexSave

Garancia bankare është instrument i cili siguron pagesën në kohë të mallrave/shërbimeve ose për përmbushjen e kushteve të tjera të kontratës.

Garancia bankare mund të jetë lokale apo ndërkombëtare dhe siguron:

  • Marrjen përsipër të detyrimit të një borxhi në rast pamundësie pagese të klientëve;
  • Një kontratë në bazë të së cilës paguhet detyrimi i një palë tjetër në rast pamundësie pagese nga kjo e fundit;
  • Një premtim nga njëra palë për të përmbushur 'honor' detyrimet kontraktuale të një pale tjetër që është aplikanti i garancisë

Ky instrument siguron përmbushjen e marrëveshjes, duke mbrojtur interesat e urdhëruesit (blerësit/aplikantit) dhe të përfituesit (shitësit/porositësit). Në këtë mënyrë biznesi juaj është i mbrojtur nga shpenzime të pa parashikuara dhe vonesa të ndryshme.

  • Në rast kur blerësi/aplikanti nuk përmbush kushtet e rëna dakord, banka ProCredit kryen pagesën brenda 5 (pesë) ditesh pune në kërkesën e parë të shitesit/përfituesit për pagesë, pas prezantimit të dokumenteve të cilësuara në garanci.
  • Nëse përfituesi i garancisë nuk dorëzon mallin ose shërbimin sipas kushteve të rëna dakord, ai nuk do të ketë mundësi të dorëzojë dokumentat tek banka e blerësit që vërtetojnë dorëzimin, cilësinë dhe sasinë dhe nuk do të ketë mundësi të marrë pagesën

Llojet e garancive bankare qe ofrohen janë:

  • Garanci pagese e cila garanton ekzekutimin e pagesës në favor te shitësit në rast se blerësi nuk zbaton kushtet e kontratës.
  • Garanci tenderi I krijon klientit mundësinë për pjesëmarrje në tenderat e hapur/publik apo privat ku siguron ofertën ekonomike ose kontratën e bashkëpunimit
  • Garanci pagese në avancë siguron kthimin e parapagimit nëse pala urdhëruese e garancisë bankare nuk përmbush kushtet e kontratës
  • Garanci Kontrate ose garanci per përmbushje të termave të lëvrimit dhe cilësisë siguron kryerjen e marrëveshjes në kohë dhe me cilësi
  • Garanci për periudhën e garantuar për sigurim të fondeve të rezervuara për rastet e mos përmbushjes së kushteve
  • Garanci doganore për të mbuluar detyrimet doganore mbi vlerën e mallit të importuar dhe TVSH-në përkatëse

Banka ProCredit është e vlerësuar nga Fitch Ratings me BB-. Vërtetimin i këtij vlerësimi mund t'ja tregoni partnerëve tuaj në vend dhe jashtë vendit.