ProCredit Bank sjell mundësi financimi për bizneset përmes "WB EDIF GUARANTEE4SME"

Programi "WB EDIF GUARANTEE4SME"

Gati të investoni në zhvillimin e biznesit tuaj?
Nëse jeni biznes mikro, i vogël apo i mesëm në Shqipëri, dhe kërkoni të zgjeroni aktivitetin, të investoni në teknologji, pajisje, energji të gjelbër apo kapital qarkullues, ProCredit Bank ju mbështesë përmes Fondit WB EDIF GUARANTEE4SME, me një linjë totale garancie prej 50,000,000 EUR.

ProCredit Bank është bërë pjesë e nismës WB EDIF GUARANTEE4SME, i cili është një program garancie i Fondit Europian të Investimeve (EIF) në kuadër të iniciativës së Bashkimit Europian për zhvillimin e sektorit privat. Synimi i këtij programi është të krijojë fleksibilitet lidhur me kërkesën e bizneseve për mbulim me kolateral dhe të mbulojë pjesërisht risqet që lindin prej tij. Ekspozimet e mbuluara përmes programit synojnë të nxisin zhvillimin dhe rritjen e mëtejshme të MSME-ve në vend. 

Avantazhet tuaja:

  • Mbulim garancie: Deri në 80% të shumës së financimit.
  • Financim me terma preferencial: 0.5% më lirë se standardi.
  • Ekspozimi maksimal për klient/ grup klientësh: Deri në 500,000 EUR.

Produktet të cilat mbulohen:

  • Kredi me këste
  • Linjë kredie, Overdrafte
  • Letrat e kreditit
  • Garanci bankare
  • Rifinancime nga banka të tjera (deri në 20% të shumës totale)

Monedha e financimit: EUR

Kush mund të përfitojë?

  • Të gjithë klientët e biznesit që plotësojnë kriteret standarde të kreditimit sipas përkufizimit të SME nga Komisioni Europian.
  • Ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme (MSME), të regjistruara ose që ushtrojnë aktivitetin kryesisht në Shqipëri dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar.
    *Subjektet duhet të plotësojnë kriteret standarde të vlerësimit të kredisë të ProCredit Bank Shqipëri.

Për më shumë informacion mbi programin, ju lutem vizitoni një nga degët tona ose na kontaktoni në:
+355 42 389 389
informacion@procredit-group.co