Si një bankë inovatore dhe e fokusuar në plotësimin e nevojave të klientëve tanë, kemi sjellë një koncept modern bankimi në tregun shqiptar - ZONAT 24/7.
E veçanta e këtyre zonave është se në to janë të vendosura pajisje të tilla të teknologjisë së lartë, të cilat mundësojnë të kryeni vetë një gamë të gjërë shërbimesh bankare, shpejt dhe pa u kufizuar nga orari zyrtar i bankës. Për të hyrë dhe marrë shërbime bankare në këtë zonë ju duhet të jeni të pajisur me një kartë debiti, ose krediti.
Shërbimet që mund të kryhen në Zonen 24/7:
Depozitim ose Tërheqje:
Posaçërisht për klientët e biznesit, kemi sjellë një shërbim të ri që do të lehtësojë më shumë menaxhimin e fondeve duke depozituar në çdo kohë në pajisjet që ndodhen në Zonën 24/7 pa qenë nevoja të prisni në rradhë apo të nxitoni për të arritur orarin zyrtar të bankës për të plotësuar nevojat e biznesit tuaj.
Dropbox:
Kryesisht ofrohet për bizneset që kanë qarkullim të lartë ditor të cash-it. Nëpërmjet lidhjes së një marrëveshje paraprake me bankën mund të depozitoni në çdo kohë në këtë kasafortë në vlera mbi 1,000,000 lekë/ ditë (ekuivalenti në Eur dhe Dollar).
Bankomat:
Përveç se mund të tërhiqni deri në 300,000 lekë/ 2,000 euro nga llogaria juaj e biznesit dhe deri në 200,000 lekë/ 1,500 euro në llogari personale, në këtë pajisje ju keni mundësi të depozitoni:
Gjendja e llogarisë:
Çdo klienti i ofrohet mundësia për të parë bilancin në llogari rrjedhëse duke shfrytëzuar menynë “Balanca” në secilin bankomat të Zonës 24/7.Përveç shikimit të bilancit, ju ofrohet mundësia e printimit të 10 transaksioneve të fundit nëpërmjet shërbimit “10 transaksionet e fundit” në çdo bankomat të Zonës 24/7.
Transaksione përmes E-banking:
Këndi E-banking ofron mundësinë e hyrjes në platformën e-banking, përmes të cilës mund të kryeni transferta brenda bankës, këmbime valutore, transferta kombëtare, ndërkombëtare si dhe pagesa faturash. Gjithashtu mund të ndryshoni fjalëkalimin për të hyrë në E-banking ose mund të shikoni nëpërmjet menysë “Urdhërpagesat e fundit” nje urdhër transfertë specifike duke përdorur një sërë filtrash si tipi i transfertës, emri i përfituesit, banka përfituese, IBAN, shuma, monedha, etj.
Në rast se keni pyetje, apo keni nevojë për mbështetje gjatë kryerjes së veprimeve?
Çdo shërbim që ne ofrojmë në këtë zonë është i thjeshtë dhe mund të kryhet në mënyrë të pavarur. Megjithatë në rast se keni pyetje, apo keni nevojë për asistencë teknike ne ju mundësojmë të lidheni me Qendrën e Kontaktit, direkt nga ambientet e Zonës 24/7, duke ngritur vetëm receptorin e telefonit.
Çfarë përfitimesh sjell për ju Zona 24/7?