Gjatë periudhës 01/06/2025 – 31/08/2025, klientët që hapin një depozitë 2-vjeçare në euro ose lekë në emër të fëmijës së tyre përfitojnë një bonus mirëseardhjeje prej 25 euro ose 2,500 lekë, në varësi të valutës së depozitës.
Ne kemi krijuar posaçërisht për fëmijët paketën ProKid, e cila përfshin:
- Llogari rrjedhëse ProKid – pa komision mirëmbajtjeje
- Depozitë me afat 2-vjeçar ProKid, me interes vjetor:
Llogari kursimi ProKid, me interes vjetor:
Për të përfituar bonusin, është e nevojshme hapja e një depozite 2-vjeçare në kuadër të paketës ProKid. Oferta është e vlefshme vetëm gjatë periudhës së mësipërme dhe mund të përfitohet nga çdo klient ekzistues ose i ri që hap një depozitë të re në emër të fëmijës.
Për më shumë informacion mbi kushtet dhe mënyrën e aplikimit, ju lutemi vizitoni një nga degët tona ose na kontaktoni në:
_____
Sqarime të detajuara:
Normat e interesit aplikohen vetëm për depozitat e reja të hapura për fëmijë deri në moshën 18 vjeç, me fonde të reja në bankë. Paketa ProKid mund të hapet dhe administrohet vetëm nga prindi ose kujdestari ligjor i fëmijës, deri në mbushjen e moshës 18 vjeç.
Prindi menaxhon Paketën ProKid përmes platformës e-Banking të tij personale.
Depozitat e hapura në kuadër të kësaj oferte nuk rinovohen automatikisht me të njëjtën normë interesi në datën e maturimit. Në datën e rinovimit do të zbatohen normat standarde të interesit në fuqi në atë moment.
Shuma minimale për hapjen e depozitës është: 1,000 euro ose 100,000 lekë.
Depozita me afat ProKid mund të hapet dhe administrohet vetëm nga prindi ose kujdestari ligjor, deri në ditën që fëmija mbush 18 vjeç.
Bonusi ofrohet për 500 depozitat e para të hapura gjatë periudhës së ofertës. Vlera e bonusit është 25 euro ose 2,500 lekë bruto, në varësi të monedhës së depozitës. Bonusi është subjekt i tatimit në burim në masën 15%, sipas legjislacionit tatimor në fuqi, dhe do t’i transferohet klientit në fund të muajit të parë nga data e hapjes së depozitës.
Në rast mbylljeje të parakohshme të depozitës, aplikohet penalitet në formën e:
Afatet e njoftimit për mbyllje të parakohshme: