Digjitalizoni biznesin tuaj me ''Go Digital in the Western Balkans Programme''

1/15/2026

Go Digital in the Western Balkans Programme - në bashkëpunim me European Bank for Reconstruction and Development (EBRD)

Ky program ndihmon MSME-të të përshpejtojnë transformimin e tyre digjital dhe të përshtasin operacionet e tyre të biznesit me standardet e BE-së. Duke mbështetur investimet në automatizim, digjitalizim dhe teknologji të gjelbra, programi i ndihmon MSME-të të rrisin produktivitetin e tyre, të përmirësojnë cilësinë dhe të forcojnë konkurrueshmërinë në treg. Qëllimi i ketij programi është për të rritur kapacitetin, qëndrueshmërinë dhe inovacionin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme nëpërmjet rritjes së aksesit në financim për të mundësuar një shfrytëzim më të lartë të digjitalizimit, automatizimit, konkurueshmërisë dhe teknologjive të gjelbra.

Avantazhet e automatizimit dhe digjitalizimit:

  • Rritje e saktësisë, shpejtësisë dhe efikasitetit të proceseve
  • Automatizim i punëve rutinë
  • Zvogëlim i gabimeve dhe kostove operative
  • Transformim i operacioneve dhe komunikimit me klientët
  • Rritje e konkurrueshmërisë në treg dhe zhvillim afatgjatë

Çfarë përfitoni: 

  • Përshpejtoni automatizimin dhe transformimin dixhital te biznesit tuaj;
  • Përmirësoni proceset e biznesit tuaj për të kursyer kohë dhe për të ulur kostot; 
  • Rritni aftësinë tuaj për t'iu përgjigjur kërkesave në ndryshim të tregut;
  • Investim në teknologji të gjelbra për nje biznes më të qëndrueshëm;
  • Forconi aftësitë dixhitale të ekipit tuaj;
  • Asistencë teknike falas. 

Klientët që kualifikohen:
Ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme (SME), të regjistruara ose që ushtrojnë aktivitetin kryesisht në Shqipëri dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar.
*Subjektet duhet të plotësojnë kriteret standarde të vlerësimit të kredisë të ProCredit Bank Shqipëri.

Monedha e financimit: Euro

Financimi do të ketë përfitim incentive 10% për rastet më poshtë

  • do të përfitohet vetëm për investimet e kualifikuara në automatizim dhe/ose digjitalizim;
  • për të gjithë ata klientë dhe plane investimi të cilët përmbushin kushtet dhe kriteret e parashikuara nën këtë program si edhe është përfunduar me sukses procesi i verifikimit nga EBRD-ja;

Programi mbulon një gamë të gjerë teknologjish që përfshijnë: 

  • Pajisje të automatizuara prodhimi dhe përpunimi;
  • Pajisje bujqësore të automatizuara;
  • Zgjidhje të automatizuara prodhimi që përmirësojnë efikasitetin e biznesit, produktivitetin dhe fleksibilitetin gjatë ciklit të prodhimit, duke përfshirë robotët;
  • Pajisje mjekësore; 
  • Softuer të tillë si Sisteme Automatizimi i Proceseve të Biznesit dhe ERP, Dixhitalizimi i Operacioneve, Efikasiteti i Energjisë dhe Optimizimi i Burimeve, Zgjidhje Dixhitale Ndërfunksionale.

Për më shumë informacion mbi programin, ju lutem vizitoni një nga degët tona ose na kontaktoni në:
+355 42 389 389
informacion@procredit-group.com