Ndryshim orari shërbimi për ditët e premte gjatë verës.

5/28/2024

Orari u shërbimit të premteve do të jetë deri në orën 13:00.

Të nderuar Klientë,

Në ProCredit Bank, ne përpiqemi vazhdimisht të përmirësojmë jo vetëm shërbimet tona, por edhe mirëqenien e stafit tonë të përkushtuar. Për këtë arsye, jemi të kënaqur të njoftojmë një ndryshim në orët tona të punës të premteve, duke filluar nga 1 qershor deri në 15 shtator 2024. Kjo iniciativë është pjesë e përkushtimit tonë për të përmirësuar balancën e punës dhe jetës për punonjësit tanë. Orari u shërbimit për klientët të premteve do të jetë deri në orën 13:00.
Ju lutemi vini re se orët tona nga e hëna deri të enjten mbeten të pandryshuara. Ekipi ynë do të jetë i disponueshëm dhe plotësisht i përkushtuar për t'ju ndihmuar gjatë këtyre orëve të reja të punës. Nëse keni ndonjë pyetje ose kërkoni ndihmë jashtë orëve të reja të premteve, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni në informacion@procredit-group.com

Shërbimet tona bankare online mbeten të disponueshme 24/7 për lehtësinë tuaj.
Ju falënderojmë për besimin dhe besnikërinë tuaj të vazhdueshme.
ProCredit Bank Shqipëri