Pagesa digjitale me Google PayTM nga çdo celular Android. Çdo kartë e ProCredit Bank është në celularin tuaj, pa asnjë kosto shtesë.
ProCredit Bank ka lidhur marrëveshje me kompaninë Google, duke qenë banka e parë partnere që implementon pagesat me Google Pay nga portofoli digjital (Google WalletTM), duke nisur nga data 6 qershor 2023.
Nga ky shërbim i ri, do të mund të përfitojnë të gjithë klientët e ProCredit Bank që kanë një kartë debiti/krediti Mastercard dhe një celular Android.
Aktivizimi i këtij shërbimi është relativisht i lehtë, duke shkarkuar fillimisht aplikacionin Google Wallet nga Google Play dhe ndjekur udhëzimet përkatëse. Aplikacioni Google Wallet, mund të jetë i dëgjuar për shumë prej jush, si një portofol digjital në celularin Android, ku mund të mbahen në mënyrë të sigurt kartat dhe elementë të tjerë të domosdoshëm.
Google Pay sjell avantazhe të shumta, në kuadër të shpejtësisë së pagesave dhe komoditetit, për të gjithë klientët që disponojnë një kartë të ProCredit Bank.
Duke shtuar kartën ProCredit Bank në Portofolin Digjital (Google Wallet) do të mund të paguani në dyqane, vetëm duke afruar celularin tuaj Android në pajisjet POS. Pra, harresa e kartave në shtëpi, nuk është më problem, pasi mjafton të keni celularin me vete.
Gjatë procesit të blerjes online në website ose aplikacione, do të mund të shijoni një përvojë të re, inovative të pagesës përmes butonit të Google Pay si dhe siguri të shtuar duke përdorur detajet tuaja të ruajtura.
Për më tepër, ju keni siguri maksimale përmes pagesave me Google Pay. Me vërtetimin e integruar, enkriptimin e transaksioneve dhe mbrojtjen nga mashtrimi, Google Pay ju ndihmon t'i mbani të sigurta paratë dhe informacionet tuaja personale.