Të nderuar klientë,
Në zbatim të vendimit Nr.35, datë 02.08.2023 të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë për ndërprerjen e kuotimit të indeksit orientues të interesit “Tribor 12-mujor” ju njoftojmë se norma bazë e interesit të kredive do të ndryshojë nga "Tribor 12-mujor" në "Interes i Bonove të Thesarit 12-mujore".
Nëse ju keni marrë një kredi bankare në monedhën Lekë dhe që ka normë interesi TRIBOR/TRIBID, ju ftojmë të paraqiteni në një nga agjencitë e bankës sonë për të bërë këtë ndryshim dhe/ose të kontaktoni me personin përgjegjës të kredisë suaj në bankë.
Në kushtet kur vlera e interesit të Bonove të Thesarit është më e ulët se vlera e indeksit TRIBOR, sqarojmë se pozita financiare e klientëve që preken nga këto ndryshime nuk rëndohet.
Punonjësit në agjencitë e bankës do t'ju informojnë dhe do t’ju vijnë në ndihmë në lidhje me ndryshimet e nevojshme që ju duhet të kryeni ose për detaje të tjera që mund të keni nevojë.
Për më shumë hollësi rreth ndryshimit të mësipërm, ju lutemi të kontaktoni me personin përgjëgjës të kredisë suaj në bankë ose me Qendrën e Kontaktit në: +35542389389.
ProCredit Bank Sh.A