Çfarë është Open Banking?
Open Banking (Bankingu i Hapur) është një nismë inovative nga Banka e Shqipërisë e cila mundëson ndarjen e sigurt të të dhënave financiare të klientëve ndërmjet bankave ose institucioneve të tjera financiare dhe Ofruesve të Shërbimit të Pagesave përmes teknologjisë API (Application Programming Interface), e cila lejon aplikacionet të komunikojnë me njëra-tjetrën. Kjo sjell më shumë transparencë, efikasitet dhe mundësi të reja për menaxhimin e financave personale apo të biznesit.
Open Banking mund të përdoret nga individë dhe biznese, që dëshirojnë të menaxhojnë më mirë financat e tyre.
Avantazhet për klientët:
Si aksesohet?
Për të aksesuar Open Banking mjafton të bëni download aplikacionet e Ofruesve të Shërbimit të Pagesave, të cilat janë të licensuara për të aksesuar të dhënat e bankës.
Roli i ProCredit Bank në këtë shërbim:
*ProCredit Bank u mundëson Ofruesve të Shërbimit të Pagesave akses në informacionin e llogarive të klientit dhe realizimin e pagesave, bazuar në pëlqimin e tij, në përputhje me Direktivën Europiane për Shërbimet e Pagesave. Ofruesit e Shërbimit të Pagesave mund të lidhen me API-në e dedikuar, që ofron një ndërfaqe të sigurt dhe efikase.
Informacion teknik
Për testime dhe zhvillim, është i disponueshëm ambienti SANDBOX. Palët e interesuara mund të gjejnë këtu links për ta aksesuar.