ProCredit Holding AG & Co. KGaA: Mbledhja e Përgjithshme Vjetore vendos me shumicë dërrmuese kalimin në formën juridike të korporatës aksionare

6/7/2023

Frankfurt am Main, 05 qershor 2023 - ProCredit Holding AG & Co KGaA (ProCredit Holding), kompania mëmë e grupit ProCredit, një kompani e orientuar drejt zhvillimit, mbajti Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore për vitin 2023. Pas mbajtjes së vetëm mbledhjeve të përgjithshme virtuale për tre vitet e fundit, kjo ishte hera e parë që mbledhja u zhvillua sërish me pjesëmarrjen fizike të anëtarëve të saj.

Në mbledhje pati një përfaqësim total prej 76.50% të kapitalit aksionar. Asambleja e Përgjithshme Vjetore miratoi me shumicë dërrmuese të gjitha propozimet që u hodhën për votim.

Bordi Menaxhues raportoi fillimisht për performancën pozitive operacionale të grupit ProCredit në vitin financiar 2022, pavarësisht kompensimeve të konsiderueshme të humbjeve të ProCredit Bank Ukraine, si dhe paraqiti një perspektivë pozitive për vitin financiar 2023. Për vitin 2023, kthimi nga kapitali (RoE) pritet të përmirësohet në shkallën 8-10%, pavarësisht kushteve të pafavorshme makroekonomike. Udhëzuesi afatmesëm i RoE-s është rritur që në fillim të vitit me rreth 12%, duke pasur edhe potencialin afatmesëm për një raport kosto-të ardhura që parashikohet të shkojë në rreth 57%. Shkalla e fortë e RoE-s për TM1 2023 prej 13.3% (TM1 2022: -0.8%) dhe raporti i mirë kosto-të ardhura, i rregulluar për efektet jopërsëritëse prej 57.0% (TM1 2022: 59.5%) vënë në pah pozicionin pozitiv të grupit në planin afatshkurtër dhe atë afatmesëm.

Mbledhja e Përgjithshme Vjetore e ProCredit Holding vendosi me shumicë dërrmuese për ndryshimin e formës juridike të shoqërisë në atë të një korporate aksionare. Ky ndryshim argumentohet me pranimin në shkallë më të lartë të investitorëve të korporatave aksionare dhe me thjeshtimin e strukturës së kompanisë. Fokusi i biznesit të ProCredit Holding, dhe në veçanti orientimi i bankës me fokus ndikimin që ajo sjell, do të mbetet po ai që është edhe pas finalizimit të kalimit në korporatë aksionare.

“Në emër të Bordit Drejtues, dëshiroj të falënderoj të gjithë aksionarët për pjesëmarrjen në Mbledhjen e sotme të Përgjithshme Vjetore dhe në veçanti për miratimin prej tyre të ndryshimit të formës sonë juridike. Aktualisht, çmojmë se do të jemi në gjendje ta finalizojmë këtë ndryshim në muajt e ardhshëm. Ne kemi përgjithësisht besim se prezenca e grupit tonë në tregun e kapitalit do të forcohet më tej nga kjo strukturë korporative më e njohur ndërkombëtarisht dhe më miqësore ndaj tregut,” u shpreh Hubert Spechtenhauser, Kryetar i Bordit Drejtues të ProCredit General Partner AG.

Mbledhja e Përgjithshme Vjetore respektoi gjithashtu edhe propozimin e Partnerit të Përgjithshëm dhe Këshillit Mbikëqyrës të ProCredit Holding për të mos shpërndarë dividend për vitin financiar 2022 dhe për t'i mbartur në vitin pasardhës të gjitha të ardhurat e papërvetësuara për të gjithë vitin. Ky vendim u mor duke u nisur nga pasiguria e vazhdueshme politike dhe ekonomike në lidhje me luftën aktuale në Ukrainë.

Përveç kësaj, aksionarët miratuan edhe krijimin e Kapitalit të ri të Autorizuar për vitin 2023. Kjo rezolutë paraprake zëvendëson autorizimin e mëparshëm ekzistues dhe i lejon ortakut të përgjithshëm që të rrisë kapitalin aksioner të shoqërisë në pesë vitet e ardhshme, njëherësh ose në disa raste, me një shumë totale deri në 10%, duke lëshuar deri në 5,889,849 aksione të saporegjistruara me vlerë nominale kundrejt kontributeve në para (cash) dhe/ose në natyrë.

Gjithashtu, Asambleja e Përgjithshme Vjetore miratoi edhe masat e ndërmarra nga Partneri i Përgjithshëm dhe Bordi Mbikëqyrës për vitin financiar 2022.

Për shkak të ndryshimit të propozuar të formës juridike të shoqërisë, të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhanë dorëheqjen si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë me efekt nga përfundimi i kësaj mbledhjeje të përgjithshme, duke çuar në nevojën për zgjedhje të reja. Në procesin e zgjedhjeve të anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës, të katër anëtarët ekzistues të Bordit Mbikëqyrës të propozuar për votim, duke përfshirë z. Rainer Ottenstein, Dr HPM (Ben) Knapen, znj. Helen Alexander dhe znj. Jovanka Joleska Popovska, u rizgjodhën. Dr Jan Marcus Schroeder-Hohenwarth dhe z. Nicholas Tesseyman janë anëtarët e sapozgjedhur të Bordit Mbikëqyrës të ProCredit Holding nga Mbledhja e Përgjithshme Vjetore. Dr Jan Marcus Schroeder-Hohenwarth ka ekspertizë të gjerë në fushën e kredisë dhe në tregjet e reja dhe në zhvillim, ndërsa z. Nicholas Tesseyman sjell një gamë të konsoliduar njohurish të specializuara të disa vendeve të Evropës Lindore, si dhe një përvojë shumëvjeçare me institucionet financiare ndërkombëtare.

Përveç kësaj, u miratua edhe një ndryshim në Statutin e Shoqërisë në lidhje me mundësinë themelore të mbajtjes së mbledhjeve të përgjithshme në të ardhmen vetëm në mënyrë virtuale.

Edhe kësaj radhe u emërua sërish BDO AG Wirtschaftsprüfungsgesellschaft, Hamburg, si audituesi i pasqyrave financiare të kompanisë dhe pasqyrave financiare të konsoliduara të grupit për vitin financiar 2023.

Rezultatet e votimit për pikat e axhendës, si dhe informacione të tjera për Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore do të publikohen në faqen e internetit të kompanisë.

Rreth ProCredit Holding AG & Co. KGaA

ProCredit Holding AG & Co. KGaA, me seli në Frankfurt am Main, Gjermani, është kompania mëmë e grupit ProCredit të orientuar drejt zhvillimit, i cili përbëhet nga banka komerciale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME). Përveç fokusit të tij operacional në Evropën Juglindore dhe Lindore, grupi ProCredit është gjithashtu aktiv edhe në Amerikën e Jugut dhe në Gjermani. Aksionet e kompanisë tregtohen në segmentin Prime Standard të Bursës së Frankfurtit. Aksionarët kryesorë të ProCredit Holding AG & Co. KGaA përfshin investitorët strategjikë Zeitinger Invest dhe ProCredit Staff Invest (mjet investimi për stafin e ProCredit), KfW, DOEN Participaties BV holandeze dhe, së fundmi, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Si kompani bijë e grupit në përputhje me Ligjin Gjerman të Bankave dhe si shoqëri mëmë financiare e grupit të Holdingut financiar ProCredit, ProCredit Holding AG & Co. KGaA mbikëqyret në një nivel të konsoliduar nga Autoriteti Federal i Mbikëqyrjes Financiare Gjermane (Bundesanstalt für Finanzdienstleistungsaufsicht, BaFin) dhe Bundesbanku Gjerman. Për informacione të tjera, vizitoni ProCredit Holding  website