Frankfurt am Main, 21. Qershor 2023 – ProCredit Holding AG & Co KGaA (ProCredit Holding), kompania mëmë e Grupit me në fokus zhvillimin, ProCredit Group, bëri të ditur sot se Agjencia e Garancisë Shumëpalëshe të Investimeve (MIGA) e Bankës Botërore e ka rritur ndjeshëm garancinë për ProCredit Holding, miratuar tashmë që në vitin 2020.
Kjo garanci mbulon investimet e kapitalit të ProCredit Holding në filialin e saj, ProCredit JSC, Ukrainë (ProCredit Ukraine), kundrejt riskut të shpronësimit të rezervës minimale të detyrueshme të mbajtur në bankën qendrore të vendit. Garancia ekzistuese është rritur nga 17.1 milionë euro në 40.85 milionë euro; kohëzgjatja e saj është e pandryshuar dhe do të vazhdojë të jetë në fuqi deri në dhjetor 2025.
“Rritja e garancisë MIGA është një shembull tjetër i bashkëpunimit të shkëlqyer mes MIGA-s dhe grupit ProCredit, i cili bazohet në parime dhe vlera të përbashkëta,” u shpreh Hubert Spechtenhauser, Kryetar i Bordit Drejtues të ProCredit General Partner AG. “Zgjerimi i kësaj garancie nga MIGA është një sinjal i rëndësishëm për ne sa i përket mbështetjes ndërkombëtare dhe përbën një vlerësim të performancës dhe fuqisë së bankës sonë ukrainase. Kjo do të mbështesë operacionet tona në Ukrainë dhe ne e shohim veten të pozicionuar shumë mirë për të vazhduar punën me klientët tanë si tani, ashtu edhe gjatë rindërtimit të vendit.”
Që nga fillimi i luftës, ProCredit Bank Ukraine ka vazhduar aktivitetet bankare operacionale në një mjedis shumë sfidues.
Garancia nga MIGA zvogëlon peshën e riskut të rezervës së detyrueshme që duhet të mbahet në Bankën Kombëtare të Ukrainës me shumën përkatëse, duke i mundësuar kështu ProCredit të përdorë kapitalin e liruar për të mbështetur aktivitetet e saj të biznesit të klientëve në Ukrainë.
Rritja e garancisë nga MIGA është në harmoni me përgjigjen e Grupit të Bankës Botërore ndaj krizës në Ukrainë. Si pjesë e kësaj garancie, ProCredit është zotuar të ndërmarrë disa trajnime gjinore për stafin e saj në Ukrainë, duke e bërë këtë projektin e parë të MIGA-s në aspektin gjinor në një zonë konflikti aktiv.
Rritja e garancisë për ProCredit Ukraine është gjithashtu projekti i parë që përdor Fondin e Mirëbesimit në Mbështetje të Rindërtimit dhe Ekonomisë së Ukrainës. Ky fond u krijuar me një donacion prej 23 milionë USD nga Japonia për t'i dhënë mundësi MIGA-s që të ofronte garanci financiare tregtare, të siguronte rezervat bankare gjatë konfliktit dhe të ofronte një lloj mbrojtjeje ndaj riskut politik në mbështetje të rindërtimit pas luftës.
Kontakt:
Andrea Kaufmann, Group Communications, ProCredit Holding, Tel.: +49 69 951 437 138,
E-mail: Andrea.Kaufmann@procredit-group.com
Në Uashington:
Elizabeth Howton, +1 202 458 5922, ehowton@worldbankgroup.org
Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.miga.org
Përditësohuni përmes Twitter-it: https://twitter.com/MIGA
Na ndiqni në LinkedIn: https://www.linkedin.com/company/wb-miga
Dy fjalë për MIGA-n
MIGA u krijua në vitin 1988 si anëtare e Grupit të Bankës Botërore për të promovuar investimet e huaja direkte në ekonomitë në zhvillim duke ndihmuar në zbutjen e risqeve që vinin nga kufizimet në konvertimin dhe transferimin e monedhës, nga shkelja e kontratave nga qeveritë, nga shpronësimi dhe nga problemet e shkaktuara nga luftrat dhe trazirat civile; si dhe për të ofruar rritje të kredive për investitorët dhe huadhënësit privatë.
Që nga krijimi i saj, MIGA ka dhënë mbi 70 miliardë dollarë garanci në 123 vende në zhvillim në mbështetje të më shumë se 1000 projekteve.
Rreth ProCredit Holding AG & Co. KGaA
ProCredit Holding AG & Co. KGaA, me seli në Frankfurt am Main, Gjermani, është kompania mëmë e grupit ProCredit të orientuar drejt zhvillimit, i cili përbëhet nga banka komerciale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME). Përveç fokusit të tij operacional në Evropën Juglindore dhe Lindore, grupi ProCredit është gjithashtu aktiv edhe në Amerikën e Jugut dhe në Gjermani. Aksionet e kompanisë tregtohen në segmentin Prime Standard të Bursës së Frankfurtit. Aksionarët kryesorë të ProCredit Holding AG & Co. KGaA përfshin investitorët strategjikë Zeitinger Invest dhe ProCredit Staff Invest (mjet investimi për stafin e ProCredit), KfW, DOEN Participaties BV holandeze dhe, së fundmi, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Si kompani bijë e grupit në përputhje me Ligjin Gjerman të Bankave dhe si shoqëri mëmë financiare e grupit të Holdingut financiar ProCredit, ProCredit Holding AG & Co. KGaA mbikëqyret në një nivel të konsoliduar nga Autoriteti Federal i Mbikëqyrjes Financiare Gjermane (Bundesanstalt für Finanzdienstleistungsaufsicht, BaFin) dhe Bundesbanku Gjerman. Për informacion shtesë, vizitoni: https://www.procredit-holding.com