“Dëshirojmë të krijojmë hapësira ku klientët tanë mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin”
“Dëshirojmë të krijojmë hapësira ku klientët tanë mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin”
ProCredit, grupi gjerman i bankave me fokus te ndikimi social, prezanton ProConnect, një platformë digjitale e thjeshtë dhe intuitive e rrjetëzimit, e krijuar ekskluzivisht për klientët e biznesit. Ajo i ndihmon ata të arrijnë tregje të reja, të lidhen me partnerë të besueshëm në 12 vende, si lokalisht, ashtu edhe ndërkombëtarisht, dhe të rrisin biznesin e tyre.
Regjistrimi merr më pak se pesë minuta: thjesht vizitoni www.proconnectbusinessnetwork.com dhe bëhuni pjesë e rrjetit.
Platforma ofron shumë mundësi: mbi të gjitha, aspektin e rrjetëzimit, por edhe përfitime efikase. Klientët përfitojnë nga pagesa më të shpejta dhe me kosto të ulët brenda rrjetit të ProCredit Bank. Ata mund të shfrytëzojnë shërbimet unike ProPay dhe pagesat ndërkombëtare të lira, të dizajnuara për nevojat e kompanive mikro, të vogla dhe të mesme (NVM-të) që veprojnë ndërkombëtarisht.
Pasi kompanitë verifikohen nga ProConnect, ato fitojnë akses në ProConnect dhe mund të shkëmbejnë, diskutojnë dhe të gjejnë partnerë të interesuar, si blerës, furnizues, partnerë investimi, apo edhe mentorë. Në takimet online, bizneset mund të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre.
Në këtë mënyrë, klientët kanë mundësinë të eksplorojnë tregje të reja ose të forcojnë ato ekzistuese. Të gjitha këto mbështeten nga akses ekskluziv në përmbajtje si lajmet e biznesit dhe trendet e tregut.
Eriola Bibolli, Anëtare e Bordit Drejtues të ProCredit Holding dhe përgjegjëse për biznesin e NVM-ve, shpjegoi: "Dëshirojmë të krijojmë hapësira ku klientët, kolegët dhe partnerët tanë mund të lidhen, të ndajnë njohuri dhe të gjejnë mundësi. ProConnect na ndihmon ta bëjmë këtë, në mënyrë të zgjuar dhe fleksibël në të gjithë rajonin."
ProConnect ndihmon bizneset të rriten përtej kufijve. Ajo u jep atyre më shumë vizibilitet dhe tregon se ProCredit nuk është thjesht një grup bankash: është partneri i besueshëm për sukses afatgjatë.