Zhvilloni biznesin tuaj me programin “Women in Business”

2/6/2026

Western Balkans Women in Business Programme - në bashkëpunim me European Bank for Reconstruction and Development (EBRD).

Programi për gratë në biznes ndihmon ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (MSME) në pronësi ose të menaxhuara nga gratë, të kenë akses në shërbime financiare dhe jo-financiare në të gjitha vendet pjesëmarrëse të operimit të EBRD.
Promovimi i përfshirjes së grave në biznes është i rëndësishëm për të realizuar potencialin e plotë ekonomik të çdo vendi. 
MSME-të e udhëhequra nga gratë përballen me sfida të vazhdueshme për t'u zhvilluar, por me anë të këtij programi ekziston një mundësi për gratë sipërmarrëse për të trajtuar këto pengesa dhe për t'u angazhuar më gjerësisht në biznes. 

Klientët që kualifikohen: 

  • Ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme (MSME) private shqiptare të regjistruara ose që ushtrojnë aktivitetin kryesisht në Shqipëri dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar. Përkatësimet i gjeni këtu.  
  • Përgjegjësia e përgjithshme për menaxhimin operativ të subjektit mbahet nga një grua;
  • Përqindja e aksioneve të subjektit të cilat zotërohen drejtpërdrejt – me të drejtë vote/ose me vlerë- nga një ose disa gra, është më shumë se 51%;
  • Subjekti plotëson kriteret për një biznes “i drejtuar nga gra” ose “i zotëruar nga gra”, sipas ligjit, rregulloreve ose kritereve të publikuara nga autoritetet kompetente shqiptare;
  • Subjektet duhet të plotësojnë kriteret standarde të vlerësimit të kredisë të ProCredit Bank Shqipëri.

Produkti:

  • Kredi;
  • Linjë kredie;
  • Overdraft.

Monedha e financimit: Euro

Avantazhet tuaja:

  • Mbulim me garanci: 10% të shumës së disbursuar;
  • Evente rrjetëzimi: Lidhuni me liderët e industrisë për të ndërtuar marrëdhënie biznesi;
  • Seminare: Fitoni njohuri nga sipërmarrës dhe ekspertë të suksesshëm mbi trendet, strategjitë dhe mundësitë e biznesit;
  • E-learning: Aksesoni kurse për të zgjeruar aftësitë tuaja;
  • Trajnime: Merrni pjesë në seanca praktike për të zhvilluar aftësitë tuaja praktike;
  • Këshillim Teknik: Merrni këshilla profesionale mbi planifikimin financiar, strategjinë e biznesit të përshtatur për nevojat tuaja, zhvilloni sisteme të reja, modele biznesi dhe institucionale, produkte dhe mekanizma shpërndarjeje;
  • Këshillim për Bizneset e Vogla: për të lëhtësuar rritjen e aksesit në njohuri dhe shërbime të zhvillimit jo-financiar për ndërmarrjet e drejtuara nga gra të cilat do të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh të ofruara në kuadër të këtij komponenti, përfshirë Business Lens, seminaret WiB, kurse për zhvillimin e aftësive sipërmarrëse, si dhe një sërë projektesh këshillimore që ofrojnë rimbursim të pjesshëm të shërbimeve të konsulencës për ndërmarrjet e përzgjedhura, si dhe mundësi network-u. Përfitueshmëria e subjekteve për të marrë mbështetje nga komponenti ASB do të vlerësohet nga EBRD-ja.


Për më shumë informacion mbi programin, ju lutem vizitoni një nga degët tona ose na kontaktoni në:
+355 42 389 389
informacion@procredit-group.com