Prona Arë ndodhet në fshatin Shtoj i Ri, në rrethin e Shkodrës. Prona shtrihet në një terren të sheshtë, në të njëjtën kuotë me rrugën dytësore me të cilën ka akses. Prona kufizohet në anën lindore dhe perëndimore të saj me toka arë të ndara me rrethim, në anën veriore kufizohet me rrugë lokale nga e cila mundësohet edhe aksesi ndërsa në anën jugore me kanalin kullues.
Aksesi aktual në pronë mundësohet nëpërmjet rrugës lokale në anën veriore të tij.
Tokë Arë
10500.00 m2
Prona ndodhet në një terren të sheshtë dhe konfiguracion thuajse të rregullt, në formë drejtëkëndëshi. Përmasat e pronës janë : brinja në veri 143.2 m, në lindje 74.7 m, në jug 143.0 m, në perëndim 72.3 m. Prona në anën lindore dhe perëndimore të saj kufizohet me toka arë të ndara me rrethim, në anën veriore kufizohet me rrugë lokale nga e cila mundësohet edhe aksesi ndërsa në anën jugore me kanalin kullues. Prona në të gjithë perimetrin është e rrethuar me kolloncina me rrjetë teli dhe gjelbërim me shkurre të vendosur në të gjithë perimetrin e pronës. Kullimi i ujrave sipërfaqësore të tokës realizohet nga vetitë gjeologjike filtruese të vetë tokës dhe kanalit kullues në anën jugore.
Prona mund të përdoret për zhvillimin e kultuarave të ndryshme bujqësore.