Zona në të cilën ndodhen pronat është një zonë e cila është e mbuluar nga transporti privat që lidh qytetin e Lezhës me qytetet e tjera dhe me fshatrat përreth. Gjithashtu zona ka një mbulim të saj me rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike apo rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm. Zona në të cilën ndodhen pronat është një zonë e preferuar për qëllime rezidenciale dhe komerciale.
Njësi biznesi
100.06 m2
Prona Bodrum ndodhet në lagjen Besëlidhja, Lezhë. Prona ndodhet në një objekt 8-katësh dhe 1 kat nëntokë. Kati zero ka funksion shërbimesh ndërkohë që katet e sipërme kanë funksion rezidencial. Prona ka akses nga rrugë të brëndëshme të bllokut të banimit të cilat kalojnë në anën lindore të pallatit. Korpusi i vetëm i shkallëve aksesohet nga fasada perëndimore. Prona Bodrum ndodhet në katin minus 1 të pallatit dhe hyrja realizohet nga fasada perëndimore.
Prona ndodhet pranë disa prej pikave kryesore të qytetit, si Stadiumi Besëlidhja, Katedralja Shën Nikolla, Gjimnazi Hydajet Lezha, Shkolla 9-Vjecare Gjergj Fishta, Gjimnazi jopublik, Xhamia etj.