Kthehu te lista

Apartament me sipërfaqe 52.70 m2, Lezhë

Zona në të cilën ndodhen pronat është një zonë e cila është e mbuluar nga transporti privat që lidh qytetin e Lezhës me qytetet e tjera dhe me fshatrat përreth. Zona në të cilën ndodhen pronat është një zonë e preferuar për qëllime rezidenciale dhe komerciale. Në këtë drejtim, mendojmë se cilësia e zonës për qëllimin e planifikuar të pronave si apartamente banimi është e mirë dhe e favorshme

Të dhënat për pronën

Lloji i pronës

Apartament

Të dhënat mbi siperfaqen

52.70 m2

Avantazhet e Pronës

Apartamenti ndodhen në Lagjen "Besëlidhja" shkalla 1, kati 5, Ap 16, pranë rrugës "Franz Jozef Strauss" në qytetin e Lezhës. Zona ku ndodhet Apartamenti ka marrë një zhvillim të vrullshëm gjatë dy dekadave të fundit. Në këtë zonë dominojnë ndërtime të reja me karakter rezidencial dhe komercial. Apartamenti ndodhet në një pallat 8-katesh ku kati zero ka karakter komercial, (bar-kafe, minimarket, etj). Apartamenti me sipërfaqe 52.70 m2 ndodhet në katin e 5 të pallati.

 

Për çfarë mund ta përdorni këtë pronë?

Prona ka perdorim rezidencial , ambient banimi.

Çmimi i shitjes

16,311 euro