Parcela me ka formë afërsisht trekëndore në plan. Dimensionet kryesore mesatare të parcelës janë rreth 107m, 58m dhe 108m . Parcela nuk ka kufij ndarës me pasuritë fqinje, për rrjedhoje nuk mund të kryheshin matje fizike në terren. Kufijtë e parcelës janë paraqitur referuar krahasimit te hartave treguese të regjistrimit me imazhet satelitore të zonës.
Tokë Arë
4650.00 m2
Prona ndodhet rreth 13km në jug-lindje të qëndrës së qytetit të Lushnjes dhe rreth 3.7 km në jug-lindje të komunes Fiershegan. Ajo kufizohet në veri me rrjedhen e lumit Seman, duke u pozicionuar rreth 600m në jug-perëndim të rezervuarit të Murrizit. Prona është e pozicionuar në mes të tre fshatrave kryesore të
zonës, përkatësisht fshatit Cinar, Thanë dhe Murriz. Zona përreth pronës, është një zonë fushore e përbërë nga parcela të llojit arë të mbjella me natyra të ndryshme bujqësore. Në përgjithësi zona evidentohet për karakterin e saj bujqësor. Ndërtimet shtrihen kryesisht përrreth fshatrave. Janë të tipit të vilave 1- 3 katëshe me terrritore funksionale. Vitet e fundit për shkak të zhvillimeve ekonomike vërehen ndërtime të reja të shtrira në të gjithë këtë territor.
Prona mund të përdoret për aktivitet biznesi, (përpunim materiale inerte).