Z. Haliti ka lindur në vitin 1980 në Pejë, Kosovë. Karrierën e tij në bankën ProCredit në Kosovë e filloi në mars të vitit 2004, fillimisht si Këshillues Biznesi dhe më pas si Analist Kredie për Korporatat. Në vitin 2008, u emërua Zëvendës Drejtor i Departamentit të Menaxhimit të Riskut të Kredisë, ku shërbeu deri në vitin 2013, kur mori detyrën e Drejtorit të këtij departamenti. Në vitin 2018, ai iu bashkua ProCredit Bank Shqipëri si Drejtor i Divizionit të Riskut të Kredisë.
Nga janari 2019 deri në prill 2024, z. Haliti shërbeu si anëtar i drejtorisë ekzekutive të ProCredit Bank Shqipëri, duke luajtur një rol kyç në drejtimin dhe zhvillimin strategjik të bankës. Me përkushtim dhe lidership të fortë, ai kontribuoi në avancimin e qëndrueshëm të objektivave të institucionit. Aktualisht, z. Haliti mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të ProCredit Bank Shqipëri, ku vazhdon të udhëheqë bankën drejt përmirësimeve të vazhdueshme operacionale dhe rritjes në tregun financiar.
Studimet e larta të z. Haliti i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, në degën Banka dhe Financa. Gjithashtu, ai ka përfunduar me sukses Akademitë e ProCredit në Veles, Maqedoni e Veriut, dhe në Frankfurt, Gjermani, duke thelluar njohuritë dhe aftësitë e tij në menaxhimin financiar dhe bankingun ndërkombëtar.
Z. Suka lindi në vitin 1990 në Suharekë, Kosovë. Në qershor të vitit 2013, ai iu bashkua stafit të bankës ProCredit Kosovë si Zyrtar i Shërbimeve Bankare. Gjatë karrierës së tij në bankë, ai ka mbajtur një sërë pozicionesh të rëndësishme, duke përfshirë rolin e Këshilluesit të Biznesit për klientët shumë të vegjël dhe atë të Këshilluesit të Biznesit për Klientët e Mesëm. Nga viti 2020 deri në vitin 2022, Z. Suka shërbeu si Menaxher Dege në Prishtinë, ku udhëhoqi operacionet dhe menaxhoi ekipin për të siguruar shërbime cilësore ndaj klientëve.
Në prill të vitit 2022, z. Suka iu bashkua ProCredit Bank Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe, ai ka shërbyer në disa pozicione drejtuese, duke përfshirë rolin e Drejtorit të Departamentit të Zhvillimit të Biznesit, Drejtorit të Departamentit të Biznesit të Mesëm, si dhe Drejtorit të Divizionit të Riskut. Në këto pozita, ai ka kontribuar në përmirësimin e performancës dhe zhvillimin strategjik të bankës. Aktualisht, z. Suka është Anëtar i Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank Shqipëri.
Ai ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, Dega Menaxhim dhe Informatikë, në Universitetin e Prishtinës. Pas përfundimit të studimeve, ai ka ndjekur Akademitë e ProCredit në Veles, Maqedoni e Veriut, dhe në Frankfurt, Gjermani, ku ka zgjeruar njohuritë dhe aftësitë e tij në menaxhim dhe banking.
Z. Tomja lindi në vitin 1985 në Peshkopi, Shqipëri. Në janar 2009, Z. Tomja iu bashkua stafit të ProCredit Bank Shqipëri si Oficer Kredie. Gjatë karrierës së tij në bankë, ai ka mbajtur pozita të ndryshme, përfshirë rolin e Këshilluesit të Klientëve për klientët e vegjël dhe të mesëm. Ai gjithashtu ka shërbyer në pozita drejtuese si Drejtues Dege, Drejtor i Departamentit të Zhvillimit të Biznesit dhe Zv/Drejtor i Departamentit të Klientëve të Mesëm. Në këto pozita, ai ka demonstruar aftësi profesionale të shkëlqyera dhe ka pasuruar eksperiencën e tij në aktivitetin bankar.
Duke filluar nga prilli 2023, Z. Tomja është Drejtori i Divizionit të Biznesit në ProCredit Bank Shqipëri, ku vazhdon të kontribuojë në zhvillimin strategjik dhe operativ të bankës.
Ai ka ndjekur studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku ka përfunduar degën Politika Ekonomike dhe Agrare. Më tej, ai ka arritur një Master Shkencor në Menaxhim nga Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me projektin AHEED. Për të thelluar njohuritë dhe aftësitë e tij, Z. Tomja gjithashtu ka përfunduar me sukses Akademinë e ProCredit në Fürth, Gjermani, duke pasuruar kështu formimin e tij profesional në nivel ndërkombëtar.
Znj. Lushi lindi në vitin 1983 në Shkodër, Shqipëri. Në gusht të vitit 2005, ajo iu bashkua stafit të ProCredit Bank Shqipëri si Oficer Kredie. Gjatë karrierës së saj në bankë, ajo ka mbajtur pozita të ndryshme drejtuese, duke përfshirë rolet si Drejtuese e Njësisë së Klientëve Individë, Drejtuese e Shërbimeve Elektronike dhe Drejtuese e Departamentit të Klientëve Individë.
Në prill të vitit 2023, Znj. Lushi u emërua Drejtore e Divizionit Retail në ProCredit Bank Shqipëri, duke vazhduar të luajë një rol kyç në avancimin dhe rritjen e këtij sektori brenda bankës. Me një përvojë të gjatë dhe të pasur në sektorin e retail-it, Znj. Lushi ka demonstruar aftësi të shkëlqyera profesionale dhe ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e shërbimeve bankare për klientët individë në ProCredit Bank Shqipëri, duke qenë një model profesional dhe lider i njohur në sektorin bankar.
Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në degën Administrim Biznesi, në vitin 2005. Më pas, në vitin 2014, ajo ka arritur një master profesional dyvjeçar në Administrim Biznesi në të njëjtin universitet. Në vitin 2011, Znj. Lushi ka ndjekur dhe përfunduar me sukses Akademinë njëvjeçare për Bankierët e Rinj në Maqedoninë e Veriut. Më pas, në vitin 2019, ajo ka përfunduar Akademinë e Menaxhimit për një afat trevjeçar në Frankfurt, Gjermani, duke fituar një formim të thellë akademik dhe profesional.
Z. Pepa lindi në vitin 1978 në Elbasan, Shqipëri. Ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, në degën Juridik. Në maj 2002, ai iu bashkua stafit të ProCredit Bank Shqipëri si Këshilltar Ligjor. Gjatë karrierës së tij në bankë, ai ka mbajtur disa pozita drejtuese të rëndësishme në fushën ligjore, duke përfshirë rolet si Drejtor i Sektorit Ligjor, Drejtor i Departamentit Ligjor dhe Përputhshmërisë, dhe nga maji 2014, Drejtor i Departamentit Ligjor, PPP & Përputhshmërisë.
Në prill 2023, Z. Pepa u emërua Drejtori i Divizionit të Shërbimeve të Brendshme. Përmes përvojës së tij të gjatë dhe të pasur në bankë, ai ka demonstruar integritet profesional dhe aftësi të shkëlqyera drejtuese.
Përveç studimeve të tij në Universitetin e Tiranës, Z. Pepa ka ndjekur dhe përfunduar Akademitë e ProCredit në Veles, Maqedoni e Veriut, dhe në Fürth, Gjermani, duke zgjeruar njohuritë dhe aftësitë e tij në nivel ndërkombëtar.