Kredi për kapital pune

Kredi për kapital pune

Klient i bankes

Deklarime:

Unë konfirmoj që kam lexuar dhe marrë parasysh dokumentet në vijim dhe se jam dakord. Kam shkarkuar këto dokumente dhe i kam ruajtur dhe / ose shtypur ato në mënyrë që të jenë në dispozicion për mua përgjithmonë:

close-tooltip

Konfirmoj se informacioni i regjistruar është i vërtetë, korrekt dhe i plotë. Jap pëlqimin tim që Banka të përpunojë të dhënat personale, si dhe informacionin financiar mbi mua përgjatë kohëzgjatjes së marrëdhënies me Bankën, në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimin Nr. 20, datë 03.08.2012 “Mbi përpunimin e të dhënave personale në sektorin bankar”. Gjithashtu, deklaroj se jam në dijeni që të dhënat e regjistruara në këtë formular nëpërmjet website-it për arsye eficente dhe cilësie të lartë shërbimi disa shërbime mund të transferohen dhe të kryhen në kohë reale nga Banka ProCredit në Kosovë dhe nga kompania QUIPU GmbH në Gjermani (i cili është vend me nivel të mjaftueshëm mbrojtjeje për të dhënat personale).
Për realizimin e shërbimeve të ofruara nga banka kundrejt Aplikantit / Klientit nevojitet që të dhënat e tij personale të transferohen në kuptim të ligjit në fuqi "Për mbrojtjen e të dhënave personale" pranë Bankës ProCredit në Kosovë, shtet i cili nuk ka nivel të mjaftueshem për mbrojtjen e të dhënave personale. Për këtë arsye transferimi do të kryhet në perputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të Dhënave Personale", i ndryshuar si dhe Udhëzimin  Nr. 41, Datë 13. 06. 2014 "Për lejimin e disa kategorive të transferimeve ndërkombëtare të të dhënave personale në një shtet që nuk ka nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave", duke synuar sigurimin e një niveli të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave.

Përsa më sipër, jap pëlqimin tim dhe shpreh vullnetin tim të plotë dhe të lirë për kontrollin, përpunimin dhe transferimin e të dhënave të mia personale që janë dhënë në këtë formular drejt këtyre shteteve, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëdhënies kontraktore midis meje dhe ProCredit Bank sha.

Të dhënat personale apo financiare të Aplikantit / Klientit, të mbledhura nga Banka, do të kontrollohen, përpunohen, transferohen për qellim të zbatimit dhe mbarëvajtjes së të gjithë marrëdhënies kontraktore midis Aplikantit / Klientit dhe Bankës dhe do të ruhen në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe Udhëzimin Nr. 20, datë 03.08.2012 “Mbi përpunimin e të dhënave personale në sektorin bankar”.

Pranoj qe te informohem me me SMS/Tel/ e-mail rreth shërbimeve bankare dhe ProCredit Bank sha. Unë mund ta ndërpres komunikimin me SMS/Tel/e-mail në çdo kohë, përmes ueb faqes. Gjithashtu  autorizioj ProCredit Bank që të ruaj dhe përpunojë të dhënat e mija personale ne përputhje me legjislacionin e fushës përgjatë kohëzgjatjes së marrëdhënies me Bankën për shërbimet bankare dhe për qëllime promocionale.

close-tooltip

Banka ka të drejtë që të zhvillojë hapat e mëtejshme të këtij aplikimi pasi të kryejë vlerësimin e situatës time ekonomiko-financiare dhe të dhënave të tjera të lidhura me mua si dhe pasi të nënshkruhen të gjitha dokumentat e nevojshme për këtë qëllim. Ky është vetëm një  aplikim fillestar për të marrë këtë produkt pranë bankës dhe nuk konsiderohet si momenti zyrtar i celjes së aplikimit për këtë produkt. Unë e kuptoj dhe jam dakord që aplikimi për këtë produkt do të konsiderohet i filluar zyrtarisht vetëm pas nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm të përmendur tek rregulloret në fuqi të Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu kuptoj dhe jam dakord që ky produkt do të konsiderohet i celur menjëherë pas nënshkrimit të kontratës përkatëse nga përfaqësuesit e bankës dhe nga unë.