ProCredit Bank në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ofrojnë mundësi për të realizuar investime në banesat tuaja nëpërmjet kredisë GEFF.
ProCredit Bank në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ofrojnë mundësi për të realizuar investime në banesat tuaja nëpërmjet kredisë GEFF.
ProCredit Bank vijon të ofrojë mundësi të reja që sjellin përfitim për klientët e saj. Këtë herë bëhet fjalë për të përfituar deri në 20% kthim të kredisë në formën e grantit. ProCredit Bank në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ofrojnë mundësi për të realizuar investime në banesat tuaja nëpërmjet kredisë GEFF. Për të gjithë ju që dëshironi të investoni në rinovimin e shtëpisë me masa të efiçencës së energjisë, financimi në ProCredit Bank do të rezultojë me dy përfitime njëherësh: kredi me kushte shumë të favorshme nga ProCredit Bank & përfitimin e grantit nga Bashkimi Evropian.
Si funksionon përfitimi i këtij granti?
Programi GEFF (Green Economy Financing Facility) në Ballkanin Perëndimor është pjesë e programit ndërkombëtar të BERZH-it (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Fondet GEFF ndihmojnë individët për të investuar në teknologji “të gjelbra”, teknologji të cilat janë me performancë të lartë. Qëllimi kryesor i këtij financimi të gjelbër është të ndihmojë familjet që të rrisin nivelin e efiçiencës energjetike, duke reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit dhe duke përmirësuar komoditetin e jetës.
Investimet që klasifikohen si potenciale për të përfituar këtë grant:
Investimet në masat e kursimit të energjisë, si izolimi, dritaret, pompat e nxehtësisë dhe panelet diellore. Këto investime do të nxisin përmirësime të efikasitetit të energjisë në ndërtesat e banimit, duke ndihmuar në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës suaj. Online është e mundur gjithashtu të llogaritet vlera monetare dhe përqindja e kursimit të energjisë që përfitohen nga kredia GEFF. Kalkulo përfitimin këtu. Pasi investimi ka përfunduar, huamarrësit do të kenë mundësi të aplikojnë për të përfituar grant deri në 20% të shumës së kredisë, financuar nga Bashkimi Evropian.
Si mund të aplikoni për kredinë GEFF në ProCredit Bank?
Çdo proçedurë është e njejtë me atë të kredive të tjera për Investime, apo rinovim banese, që ne ofrojmë. Dallimi i vetëm është që ju në përfundim të investimit keni mundësi për të aplikuar në website të GEFF me qëllim që të përfitoni deri në 20% të kredisë kthim mbrapsht. Na kontaktoni në +355 42 389 389 për informacione të mëtejshme.