Bazuar në Ligjin nr. 100/2023, “Për Llogarinë e Pagesave me Shërbimet bazike”, garantohet e drejta për aksesin në një llogari pagese me shërbime bazike për individët rezidentë në Shqipëri, si një mjet i domosdoshëm për të marrë një grup shërbimesh bankare bazike, të cilat mund t’i përdorin për qëllime personale.
Llogaria e pagesave me shërbime bazike iu ofrohet të gjithë konsumatorëve brenda Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit, apo historikut të aftësisë paguese që kanë.
Si mund të hapni një Llogari të Pagesave me Shërbimet Bazike?
Në të gjitha agjencitë e ProCredit Bank, duke paraqitur një dokument identifikimi të vlefshëm (ID apo pasaportë).
Gjithashtu klientët paraqesin dhe dokumentin përkatës qe vërteton se klienti i përket kategorive qe përfitojnë ndihmë ekonomike dhe sociale, sipas përcaktimeve të Ligjit Nr.100/2023.
Banka kryen hapjen e llogarisë së pagesave me shërbime bazike ose refuzon aplikimin e marrë nga klienti, jo më vonë se 15 ditë pune nga marrja e aplikimit të plotë. Aplikimi konsiderohet i plotë kur paraqitet i gjithë dokumentacioni i kërkuar nga ana e bankës për hapjen e kësaj llogarie.
Në rast se refuzohet hapja e llogarisë me shërbime bazike, klientët kanë të drejtën e ankimimit pranë Bankës dhe/ose pranë Bankën e Shqipërisë, e cila e shqyrton ankesën brenda 15 ditë pune nga paraqitja e saj.
Llogaria e Pagesës me Shërbime Bazike në ProCredit Bank ofrohet nëpërmjet dy paketave (Paketa Minimum dhe Paketa Sociale).
Me këto paketa ofrohen shërbimet më poshtë:
Depozitat e klientëve të ProCredit Bank janë plotësisht të siguruara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, deri në shumën 2.500.000,00 Lek (dy milion e pesëqind mijë), në përputhje me Ligjin Nr. 53/2014, datë 22.05.2014, "Mbi Sigurimin e Depozitave" i ndryshuar.
Informacione për klientët që kanë Paketën Sociale dhe Paketën Minimum janë:
Banka rezervon të drejtën të mbyllë llogarinë e klientit, në rast se:
Për më shumë informacion ju ftojmë të na kontaktoni në numrin +355 (4) 2 389 389.