LUFRA investon në panele fotovoltaike për vetëkonsum, me mbështetjen e ProCredit Bank.

3/20/2023

ADG sh.p.k u themelua në vitin 1992 me emrin LUFRA. Kompania mbledh qumësht nga fermerët vendas dhe e përpunon atë në qumësht të pasterizuar dhe nënprodukte; si kos, dhallë, djathë dhe shumë artikuj të tjerë. Falë një rrjeti logjistik të strukturuar mirë, produkti kalon nga ferma në treg brenda 24 orëve.

Për ADG sh.p.k, ndikimi mjedisor ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në të gjitha vendimet e biznesit të kompanisë. Për shembull, ADG sh.p.k ishte një nga kompanitë e para në Shqipëri që investoi në një linjë prodhimi automatike për pajisjet Tetra Pak, për një konservim të produkteve finale më të mirë dhe më miqësor me mjedisin.

Duke e këshilluar kompaninë për investime të qëndrueshme për shumë vite, ProCredit Bank ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e biznesit. Ndër të tjera, banka ka ndihmuar në financimin e investimeve në një objekt prodhimi miqësor ndaj mjedisit i cili është i certifikuar sipas standardeve ISO 22000: 2005. Kapaciteti prodhues është zgjeruar përmes përdorimit të makinerive me efikasitet energjetik gjatë viteve, me linja prodhimi ekzistuese që rinovohen dhe optimizohen për të përmbushur kërkesën në rritje.

Investimet e fundit të ADG sh.p.k janë në panelet fotovoltaike. Duke qenë se energjia elektrike është një nga shtytësit kryesorë të kostos si në prodhim ashtu edhe në proceset e ftohjes që lidhen me to, rritja e çmimeve të energjisë ka çuar në një rritje të konsiderueshme të kostove operative. Ky zhvillim ishte faktori kryesor në vendimin e kompanisë për të eksploruar alternativa të reja për sigurimin e energjisë. Prandaj, investimi në energjinë diellore është strategjikisht i rëndësishëm për zhvillimin e ardhshëm të ADG sh.p.k, pasi optimizimi i kostove të prodhimit i bën produktet e saj më konkurruese si në tregun vendas ashtu edhe në eksport.

Me sigurimin e kapitalit të nevojshëm për financimin nga ProCredit Bank, ADG sh.p.k instaloi panele fotovoltaike në tarracën e godinës kryesore në Lushnjë. Kështu, kostot vjetore të energjisë elektrike të kompanisë janë ulur ndjeshëm dhe përmes financimit nga ProCredit Bank rreth 30 ton CO2  kursehen në vit.